Besoj se të gjithave grave u ka ndodhur të paktën një herë që në të njëjtën ditë të “ankohen” se ndiejnë dhimbje koke, dhimbje muskulare apo diçka tjetër, dhe ndërkohë burrat kthejnë përgjigjen e tyre të përhershme “Ty përherë të dhemb diçka”. Tashmë ky studim do të na ndihmojë, jo thjesht për të kundërshtuar fjalët e tyre, por për të na informuar më shumë rreth dhimbjeve të ndryshme fizike që një grua ndien.
Dhimbja fizike prek gratë më intensivisht, më gjatë dhe më shpesh se meshkujt. Barazia gjinore nuk zbatohet në rastin e dhimbjes fizike: Karakteristikat gjenetike, luhatjet hormonale dhe dallimet anatomike nuk favorizojnë gratë kur vjen puna tek dhimbjet fizike që ndiejnë.
Është vërtetuar:
Femrat vuajnë më shpesh se meshkujt në periudha më të gjata dhe me intensitet më të madh.
Studimi
Në një studim me mbi 85,000 mijë njerëz në 17 vende të botës, doli që 45% e grave vuajnë nga simptoma të dhimbjes kronike të çdo lloji krahasuar me 31% të burrave. Një tjetër studim, i kryer nga Universiteti Standford me mbi 11 mijë njerëz, tregoi se në situata vdekje femrat do të vuanin 20% më shumë se meshkujt.
Sëmundje më të shpeshta
Tek gratë disa sëmundje janë më të përsëritura.
Dhimbja muskulare është 6 herë më e madhe se tek meshkujt;
4 herë më shumë dhimbje kronike të kokës se tek meshkujt;
Problemet e lëkurës deri në 9 herë më shumë;
Artriti 2,5 herë më shumë;
Dhimbja e kockave 3 herë më shumë rreth menopauzës;
Migrena 3 herë më shumë;
Më pak vëmendje
Sipas Alessandra Graziottin, drejtoreshë e Qendrës së Gjinekologjisë në spitalin San Raffaele Resnati në Milano, gratë kanë sindroma më të dhimbshme dhe më shumë sëmundje që i shkaktojnë vuajtje. Megjithatë ato marrin shumë më pak vëmendje duke u detyruar të vuajnë më gjatë. Pas pubertetit, sëmundjet inflamatore dyfishojnë ose trefishojnë efektin e hormoneve seksuale në qelizat që rregullojnë mbrojtjet imune. Luhatshmëria e estrogjeneve të lidhura me ciklin menstrual stimulon lirimin e substancave inflamatore në inde, të cilat përkeqësojnë çdo inflamacion në progres me dhimbjen. Sa më shumë vuajtjet vazhdojnë, aq më shumë rriten ndryshimet në sistemin nervor qendror, kështu që dhimbja bëhet gjithnjë e më autonome dhe bëhet një sëmundje në vetvete.
Ilaçet e grave
Përkundër kësaj asimetrie gjinore, studimet për dhimbjen fizike kryhen kryesisht tek meshkujt, megjithëse farmakologjia gjinore tashmë ekziston, por nuk është e kohëve të fundit. Mjekimi i dhimbjes vepron, duke penguar perceptimin e dhimbjes. Të tilla si trajtimet kundër depresionit, të cilat veprojnë në neurotransmetuesit përgjegjës për dhimbjen kronike dhe janë gjithashtu efektive në dhimbjen neuropatike. Metabolizëmi i ndryshëm midis dy gjinive e bën edhe më të domosdoshëm që të përfshijë një numër të mjaftueshëm të femrave në studime. Një grua duhet të kete më shumë kujdes sesa një burrë sepse dhimbjet e tyre janë më të shpeshta dhe zgjasin më gjatë.
Lexo edhe: Dhimbjet e lindjes, ja cfare ndien ne te vertete
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu