Pse më shkohet në tualet sa herë pi kafe?

0 0

Të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur që pak minuta pasi keni pirë kafe të shkoni në tualet për të kryer nevojat personale.

Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë përgjigje të fortë se përse kafeja ju bën të shkoni në banjë, por ka disa teori për këtë lidhje. “Ne nuk e dimë plotësisht mekanizmin dhe ekzistojnë vetëm disa studime që e kanë analizuar këtë, thotë Kyle Staller gastroenterologe në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.

Së pari: Këtë ndikim nuk e jep përqindja e kafeinës në kafe. Gjithashtu nuk ndikon as nxehtësia dhe as aciditeti i kafes.

Atëherë, pse kafeja ju bën gjithmonë të shkoni në tualet?

Me sa duket, ka vetëm një lidhje me kafen, që stimulon shpejt receptorët në sistemin tuaj gastrointestinal që shkakton kontraktimin e stomakut dhe zorrës suaj, thotë Dr. Staller. (E di, nuk është një përgjigje tmerrësisht e kënaqshme).

Këto kontraktime ndodhin në trupin tuaj normalisht pasi të keni ngrënë, quhet peristaltikë, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë amerikane, dhe është një proces i kontraktimeve muskulore të ngjashme me valën që lëvizin ushqimin në stacione të ndryshme të përpunimit në aparatin tretës. Me kafenë, këto kontraktime thjesht duket se ndodhin shumë më shpejt. “Duket se ndodh menjëherë pas katër minutash që keni pirë kafen”, thotë Dr. Staller.

Lajmi i keq? Kjo do të thotë që kafeja mund të dëmtojë zorrën tuaj nëse vuani nga një gjendje që shkakton diarre, si sindromi i zorrës së irrituar. Por nëse luftoni me kapsllëkun, konsumi i kafes në të vërtetë mund të ndihmojë. 

A ka ndonjë mënyrë për të ndaluar defekimin sa herë që pini kafe?

Në të vërtetë jo, thonë studiuesit. 

Lexo edhe: A ndihmon dieta e kafesë për të humbur peshë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X