Perse lindja e radhes nuk eshte e njejte me te paren?

0 0

Ekziston nje ndryshim i dukshëm mes lindjes se parë dhe atyre pasardhëse, sidomos me atë të tretën. Në fakt është normale të ndodhë kështu duke qënë se pas lindjes së dytë uterusi do të jetë “mësuar” të kontraktohet dhe për pasojë do ta ketë më të lehtë të prodhojë kontraksione të rregullta të cilat do të bëjnë të mundur hapjen më të shpejtë të qafës së mitrës.

Në përgjithësi lindja e parë mund të zgjasë 8 orë (ose më shumë) dhe lindja e tretë mund të zgjasë deri në 3 orë megjithatë kjo nuk është fikse për të gjitha gratë.

Lindja e parë apo lindja e dytë?

Por duhet të dini se pas lindjes së parë dhimbjet gjatë kthimit të uterusit në gjendjen e mëparshme do të jenë më të forta duke qënë se përmasat e tij do të jenë më të mëdha se më parë.

Nje lindje e dhimbshme do të jetë edhe ajo e stimuluar me prostaglandinë dhe oksitocinë edhe nëse nuk bëhet fjalë për lindjen e parë, kjo pasi kontraksionet nuk janë natyrale por të stimuluara nga medikamentet. Kontraksionet spontane kanë një kohë të shkurtër pushimi mes njëra-tjetrës gjë që nuk ndodh nëse ajo është e stimuluar.

Sa është koha e lindjes së stimuluar?

Nëse bëhet fjalë për lindjen e parë do të jetë rreth 8 orë ose më shumë, dhe kjo kohë do të shkurtohet me lindjet e tjera edhe pse dhimbja që provohet është më e fortë krahasuar me lindjen normale.

Lexoni edhe: Lindja natyrale dhe ajo me stimulim, ndryshimet e tyre






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X