Shtatzania është një periudhë në të cilën ndodhin shumë ndryshime, dhe këto ndryshime nuk kanë lidhje vetëm me pamjen e jashtme të gruas. Disa prej tyre gjatë kësaj periudhe ndiejnë më tepër ftohtë se zakonisht, shpesh kanë edhe ethe.
Përse ndodh diçka e tillë?
Në shtatzani i gjithë organizmi pëson ndryshime dhe muajt e parë mund të shoqërohen edhe me episode ethesh, madje mund të themi se këto të dridhura mund të konsiderohen si disa nga shenjat e para të shtatzanisë. Por çfarë i shkakton këto ethe dhe ndjesi të ftohti? Menjëherë pas ngjizjes temperatura e trupit rritet me 0.5 gradë për shkak të rritjes së nivelit të progresteronit, hormoni më i rëndësishëm në shtatzani. Ai ndikon edhe në qendrat e termorregullimit që ndodhen në hipotalamus.
Pikërisht për shkak të rritjes së temperaturës së brendshme gruaja ndien më shumë ftohtë. Të gjithë e dimë se rritja e temperaturës trupore shkakton të dridhura të ftohti. Zakonisht këto ndjesi shfaqen deri në trimestrin e dytë, kjo pasi në trimestrin e fundit temperatura bie dhe ethet zhduken.
Kur shfaqet më tepër kjo ndjesi?
Gruaja ka më tepër ftohtë kryesisht në mbrëmje. Nuk duhet të shqetësoheni aspak, këto të dridhura janë tepër normale. Në këtë rast duhet të futeni poshtë batanijeve dhe të pini një çaj të ngrohtë!
Lexoni edhe: Pse plaga e operacionit dhemb kur “prishet” moti
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu