Pse foshnjat flenë kur ushqehen me gji dhe çfarë të bëni për t’i mbajtur zgjuar?

Cila është mënyra më e lehtë për të vënë fëmijën të flejë? T’i vendosni ata në gji dhe ja, vogëlushët do të flenë direkt.




0 0

Por pse foshnjat bien në gjumë ndërsa ushqehen me gji?

Foshnjat, veçanërisht të porsalindurit, bien në gjumë ndërsa ushqehen me gji për shkak se stomaku i tyre mbushet plot. Studimet kanë treguar që një rritje e hormonit të quajtur kolecistokininë sjell ndjenjën e ngopjes dhe shkakton përgjumje tek foshnjat.

Foshnja mund të qetësohet gjatë ushqyerjes me gji edhe kur nuk është ushqyer me qumësht mjaftueshëm. Në planin afatgjatë kjo mund të çojë në kequshqyerje. Ju mund ta parandaloni këtë situatë duke siguruar që fëmija të ngopet mirë. Nëse foshnja juaj po lëshon tinguj kërcitës kur ushqehet, kjo do të thotë se ai mund të mos ngopet me qumësht.

Sistemi nervor i një fëmije ndalon refleksin e thithjes pasi fëmija ka rënë në gjumë për të parandaluar mbytjen. Gjithashtu, qumështi rrjedh nga gjiri vetëm kur fëmija thith dhe jo ndryshe.

A është mirë ta ushqeni me gji fëmijën para se të flejë?

Nuk ka asgjë shqetësuese në lidhje me një foshnje që fle ndërsa ushqehet me gji, por gjumi dhe ushqyerja duhet të jenë dy veprimtari të ndara. Foshnjat që ushqehen në gjumë ose ushqehen me gji para gjumit kanë tendencën të shoqërojnë ushqyerjen me gjumin. Në planin afatgjatë, bëhet zakon dhe vendosja e foshnjës në shtrat bëhet e vështirë pasi të vendosni të hiqni fëmijën nga gjiri.

Efektet afatgjata të përgjumjes gjatë ushqyerjes me gji

Asnjëherë mos e ushqeni një foshnjë vetëm me qëllim që ta bëni atë të flejë për të shmangur pasojat afatgjata, sepse:

  • Foshnja nuk do të qetësohet. Eshtë e rëndësishme që fëmija të mësohet të qetësohet për të mos qenë në stress dhe për të mos u acaruar.
  • Ndërhyn si në të ushqyerit ashtu edhe me gjumin. Nëse një foshnje bie në gjumë ndërsa ushqehet, atëherë kjo shton shanset që ai të marrë vetëm gjysmën e ushqimit. Për më tepër, nëse foshnja është mësuar të ushqehet në mënyrë që të flejë, orari i ushqyerjes bëhet i parregullt.
  • Ndikon në gjumin tuaj. Nëse orari i ushqyerjes së foshnjës është i parregullt, do të bëjë që cikli juaj i gjumit të jetë i çrregullt gjithashtu.
  • Zakoni i gjumit gjatë ushqyerjes mund të prishet.

Si ta parandaloni gjumin e foshnjës gjatë ushqyerjes me gji?

  • Ledhatojeni kokën ose qafën e fëmijës. Fërkoni butësisht ose godisni me lehtësi nga pak shpinën e fëmijës në mënyrë që sistemi i tij nervor të tërhiqet nga kjo ndjesi.
  • Vazhdoni të flisni me foshnjën: Flisni me të ashtu si jeni duke zhvilluar një bisedë. Partneri juaj mund t’ju ndihmojë në bisedë.
  • Ushqejeni fëmijën në një dhomë të ndriçuar mirë: Nëse dhoma ka ndriçimin e përshtatshëm, atëherë fëmija më pak gjasa të ndjehet i përgjumur.
  • Mos e ushqeni fëmijën në pozicion të shtrirë: Nëse ju dhe foshnja jeni shtrirë në shtrat gjatë seancës së ushqyerjes, atëherë fëmija do të flejë pasi pozicioni është i rehatshëm. Ushqejeni atë në një pozicion të pjerrët ose gati vertikal.
  • Ndërroni gjinjtë ndërsa ushqeni fëmijën: Në momentin që fëmija lë thithjen, ndryshoni shpejt gjirin. Ju gjithashtu mund të bëni pushim herë pas here për disa sekonda.
  • Nëse foshnja ka tendencë të bjerë në gjumë përkundër përpjekjeve tuaja, mund të përdorni disa hile për ta zgjuar.

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija bie në gjumë gjatë ushqyerjes me gji?

  • Fërkoni shpinën e foshnjës. Zhvisheni foshnjën dhe fshini utësisht ose prekni pjesën e shpinës së tij, por jo barkun.
  • Gudulisini nga pak këmbët ose edhe pëllëmbë
  • Fshijani fytyrën me një leckë pak të njomur dhe të butë. Efekti ftohës i ujit duhet ta zgjojë fëmijën.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji, si te mos e prishni formen e gjoksit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X