Pse femijet qajne ne gjume?

0 0

Shumë nëna pyesin veten se përse të porsalindurit qajnë ndërsa janë në gjumë, problem i cili është tepër i shpeshtë tek bebet gjatë ditëve të para pas lindjes. Arsyet janë të ndryshme, por ajo që duhet të dini është se fëmijët zgjohen gjatë natës dhe rikthehen sërish në gjumë dhe shpesh nuk është e nevojshme të ndërhyjë nëna për ta rikthyer në gjumë, por është e rëndësishme të dini arsyet. Është e rëndësishme të njihni të qarat që vijnë si pasojë e një nevoje të fëmijës nga të qarat e zgjimit në fazën REM, të cilat mund të ngjajnë të njëjta por që ndodhin në kushte të ndryshme.

Të qarat si pasojë e nevojës së fëmijës Në këtë moment është shumë e rëndësishme të ndërhyni për t’ju pëprgjigjur kërkesave të fëmijës.

Të qarat në fazën REM Në këtë fazë gjumi eshte teper i thelle dhe syte puliten me shpejtesi te madhe. Ne kete faze eshtë e rëndësishme të mos ndërhyni, por është e domosdoshme të analizoni arsyet që shkaktojnë te qarat, në mënyrë që të gjeni një zgjidhje të problemit. Kjo fazë është shumë e rëndësishme për shëndetin psikik të fëmijës dhe gjatë gjithë natës kjo fazë zgjat rreth 60-70 minuta në total, fazë e cila paraqitet çdo 2 orë të gjumit jo-REM. Çdo fazë REM mund të zgjasë 15-20 minuta secila dhe gjatë këtyre momenteve tek fëmija paraqiten eksperiencat e kaluara gjatës ditës në formën e ëndërrave.

Si ta kuptojmë kur fëmija qan si pasojë e një nevoje dhe si pasojë e zgjimit në fazën REM?

Duhet të analizoni situatën e fëmijës. Nëse fëmija ka probleme me frymëmarrjen dhe merr frymë me gojë, do të ketë zgjime të shpeshta dhe për pasojë do të qajë. Gjithashtu të qarat mund të shkaktohen nga kolikat, dalja e dhëmbëve etj. Pra nëse tek fëmija ekziston një problem i caktuar shëndetësor duhet të shikoni të qarën si një pasojë e kësaj gjendje, në të kundërt duhet ta kërkoni arsyen pikërisht tek faza REM. Në këtë fazë fëmija kërkon të flejë në të njëjtat kushte që ka fjetur në mbrëmje dhe për këtë arsye është e rëndësishme që ai të flejë pa vese.

Lexoni edhe: A eshte normale qe bebi im qan gjate gjithe kohes?

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X