Pse femija nuk shton peshe?

0 0

Zakonisht fëmijët që ushqehen me qumësht formule marrin peshë më shumë krahasuar me ata me gji dhe mjekët pediatër shprehen se zakonisht në momentin që fëmija nuk shton shumë në peshë nëna kërkon ta ushqejë atë edhe me qumësht shtesë.
Është normale diçka e tillë?
Ju duhet të dini se normat e rritjes në peshë të një fëmije që ushqehet me qumësht gjiri apo formule janë:
• Fillimisht fëmija do të ulë peshën e lindjes, për të filluar ta rifitojë rreth 10 ditë më pas.
• 3 muajt e parë fëmija duhet të shtojë 140-210 gr në javë;
• Nga muaji 3-6 fëmija duhet të shtojë 105-147 gr na javë;
• Midis muajit të 6-12 fëmija duhet të shtojë 70-91 gr në javë.
Nga se varet pesha e fëmijës?
Specialistët theksojnë se pesha e lindjes së fëmijës varet nga ushqyerja dhe gjendja e nënës në shtatzani, më shumë se nga faktori gjenetik. Gabimi që bëjnë shpesh prindërit është që i kushtojnë rëndësi peshës së fëmijës, duke anashkaluar raportin me gjatësinë. Mjekët theksojnë se nënat duhet të kenë kujdes shtimin e madh në peshë tek fëmijët që ushqehen me qumësht formule. Nëse fëmija do të pijë sasi më të mëdha nga normalja, atëherë edhe rritja e tij do të jetë shumë e madhe, gjë që në mjekësinë pediatrike konsiderohet një problem.
Përse bebet që ushqehen me gji marrin më pak peshë?
E dini pse? Sepse fëmija ndalon së piri kur është ngopur, dhe jo kur përfundon qumështi që ndodhet në biberon, pra ai vetërregullohet ndërmjet urisë së tij dhe qumështit që i ofrohet. Megjithatë edhe nëse ai fiton peshë më të madhe nga vlerat e mësipërme, nuk konsiderohet problem.

Lexoni edhe: Pesha e femijes

 

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X