Pse fëmija juaj qan kur defekon?

Trupi i një fëmije ndryshon shpejt dhe duhet të përshtatet vazhdimisht me ndryshimet në mjedisin rreth tij por edhe në trupin e tij. Ndërsa disa gjëra mësohen lehtësisht dhe fëmija juaj përshtatet shpejt, si për shembull ngrënia ose gjumi, ka disa të tjera që mund të jenë sfiduese dhe të dhimbshme për të.




0 0

Më poshtë, ju tregojmë arsyet e mundshme pse fëmija juaj qan gjatë jashtëqitjes, dhe çfarë mund të bëni për ta rregulluar këtë.

Nëse fëmija juaj nuk është në gjendje të dalë jashtë në mënyrë të qetë dhe shpesh bërtet gjatë atyre momenteve, këto mund të jenë disa arsye të mundshme pse ndodh:

  1. Kapsllëku. Ashtu si pleqtë apo gratë shtatzëna, edhe foshnjat shpesh vuajnë nga kapsllëku. Vëzhgoni jashtëqitjen e fëmijës tuaj për t’u siguruar se ajo nuk është shumë e fortë dhe e thatë. Nëse është atëherë rrisni sasinë e lëngjeve që fëmija juaj merr. Kjo do të ndihmojë me procesin e tretjes dhe gjithashtu do të ndihmojë zbutjen e jashtëqitjes së tij. Gjithashtu, rrisni sasinë e perimeve dhe frutave me fibra që i jepni. Ju mund t’i shtypni ato duke i bërë pastë ose pure për t’i konsumuar më lehtë. Në rast se këto metoda janë joefektive, konsultohuni me një pediatër për ndihmë.
  2. Probleme me gazrat. Problemet e gazrave në një trup të vogël si ai i një foshnjeje mund të shkaktojnë dhimbje gjatë daljes jashtë. Një i mitur mund të ketë probleme me gazrat për shkak të marrjes së tepërt të ajrit, ndërsa qan, për shkak të sindromit të hiperlaktimit, infeksioneve gastrointestinale dhe / ose pamundësisë për të tretur qumështin e gjirit. Gazrat mund të reduktohen nëse siguroheni që foshnja juaj është i ngopur pas çdo vakti. Ju gjithashtu mund të masazhoni barkun e foshnjës tuaj për ta lehtësuar atë nga ajri i tepërt.
  3. Koordinimi jo i plotë. Trupi i një fëmije mund të marrë kohë për t’u përshtatur me stimujt ndaj të cilëve ekspozohet dhe kjo përfshin edhe procesin e të dalit jashtë. Disa fëmijë mund të mos ndihen rehat nëse defektojnë në një lloj pozicioni të caktuar. Për shembull, nëse një fëmijë është shtrirë, ai mund të kenë nevojë të përdorë muskujt e barkut dhe të ushtrojë më shumë forcë sesa zakonisht. Kjo mund ta bëjë fëmijën të ndihet disi keq dhe të çlirojë gjithë energjinë e tij. Për shkak të kësaj mungese të koordinimit të muskujve në trupin e foshnjës, fëmija mund të ketë disa vështirësi.
  4. Vëmendja. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme. Megjithatë, është e zakonshme që foshnjat të kenë të qara të “rreme” për të fituar vëmendjen e prindërve të tyre. Nëse e sheh se i vogli yt nuk pushon së qari dhe në momentin që t’i shkon ai buzëqesh, atëherë me shumë mundësi fëmija po qan për të pasur vëmendjen tuaj. Nëse është kështu, mund të provoni ta qetësoni fëmijën tuaj me përqafime dhe biseda pozitive herë pas here.

Kur duhet të shqetësohemi

Në rast se fëmija juaj nuk tregon asnjë nga simptomat e mësipërme dhe nuk qetësohet por qan për disa ditë me radhë kur defekton, mund të ketë ndonjë problem tjetër që duhet kontrolluar. Sigurohuni që të shkoni menjëherë tek pediatri para se të merrni ilaç.

Mund të jetë e vështirë të kuptoni ndjesitë e fëmijës tuaj në fillim, por gjithmonë duhet të dalloni shkakun rrënjësor të problemit sapo të filloni të vini re simptomat. Në çdo rast tjetër kur fëmija ndien dhimbje ndërsa del jashtë, sigurohuni që të merrni këshillën e një pediatri. Në përgjithësi, sigurohuni që të mbani një skedë të orareve të jashtëqitjes së fëmijës suaj dhe sigurohuni që ai të ketë një dietë të shëndetshme dhe një orar gjumi të rregullt.

Lexo edhe: Jashtëqitja e bebit mund të jetë parashikuesi më i mirë i inteligjencës së tij






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X