Pse femija djersin gjate pirjes se qumeshtit?

0 0

Sapo vjen në jetë fëmija përballet me një sërë ndryshimesh, ndër të cilat bën pjesë edhe mënyra e të ushqyerit. Pirja e gjirit është sigurisht diçka tepër natyrale, megjithatë fëmija ka nevojë të ndihmohet nga nëna për t’u vendosur në mënyrën e duhur në gji. Kjo vlen edhe për ushqyerjen me qumësht artificial, ku një rëndësi të madhe për një pirje të mirë do të përbëjë edhe pozicioni i vendosjes së fëmijës si edhe forma e thithit të biberonit.

Pse fëmija djersin gjatë pirjes së gjirit?

Kjo ndodh kryesisht gjatë muajve të parë të jetës, ku fëmija vihet re se djersin shumë, sidomos në zonën e qafës dhe kokës, duke u bërë gjithashtu më i nxehtë. Kjo ndodh pasi fëmija gjatë pirjes lodhet aq shumë sa ndonjëherë e zë gjumi pikërisht duke e bërë këtë. Thithja e gjirit apo biberonit për një fëmijë të porsalindur është gjëja më e lodhshme, kjo pasi aktivizohen muskujt përgjegjës të thithjes si edhe aparati tretës, gjë që shkakton djersitjen e asaj zone të trupit. Kjo gjë mund të rritë edhe urinë me të cilën fëmija pi.

Çfarë ndodh me rritjen e fëmijës?

Me rritjen fëmija do të djersijë gjithnjë e më pak, kjo pasi ai tashmë është bërë “ekspert” dhe muskujt janë stërvitur më shumë duke bërë që thithja të bëhet më me lehtësi.

Si duhet të veprojë nëna?

Për ta ndihmuar fëmijën ju mund të ushqeni atë në një dhomë të freskët dhe pa lagështirë, por gjithashtu pa asnjë burim për korrent ajri. Gjithashtu nuk duhet ta vishni apo mbuloi tepër fëmijën, duke u kujdesur për të përdorur gjithmonë materiale që lejojnë ajrosjen e mirë të lëkurës. Gjatë stinës së verës mund ta lini fëmijë në momentin e pirjes vetëm me bebelinë si edhe ta mbuloni vetëm me një çarçaf të hollë pambuku. Kini parasysh se është shumë e rëndësishme të shpëlani kokën dhe qafën e fëmijës në mënyrë që lëkura të mos irritohet nga djersa. Pra ashtu siç e kemi shprehur djersitja nuk është një shenjë patologjie e fëmijës!

Lexo dhe: Gjidhënia, sakrifica më e bukur që ju lidh përgjithmonë/ FOTO

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X