Pse është kaq e rëndësishme të flasim për ndryshimet që ndodhin kur vjen në jetë fëmija i dytë?

0 0

Shëndeti mendor i nënës:

Miti i mëmësisë për herë të dytë … është shumë më e lehtë, ju jeni mësuar më shumë me privimin e gjumit dhe ndryshimin e një pelenë në errësirë. Po, kjo është e vërtetë. Por duhet të flasim më shumë për ndërlikimet e negocimit të një dinamike të re. Kur fëmija juaj i parë shndërrohet në “më të madhin” e familjes, sado i vogël që mund të jetë vetë.

Humbja që mund të ndjeni për atë marrëdhënie unike dhe ekskluzive që keni pasur deri më tani. Kurrë më parë nuk jam ndjerë aq e pikëlluar teksa përkëdhelja fëmijën tim të vogël të porsalindur në mes të natës, ndërsa fëmija im i madh, qante për mua, po po për mua.

Në ditët që kaluan deri në lindjen e Freddie (fëmijës së vogël) unë isha me të vërtetë mbrojtëse për kohën time me Maurice (djali i madh) Pothuajse si tigër, territoriale për kohën time me të, sepse e dija që gjithçka do të ndryshonte kur të bëheshim nga një familje me tre, në një familje me katër anëtarë.

Unë mendoj se është në rregull të jesh mbrojtëse fanatike ndaj kësaj … dhe të jesh në gjendje të thuash që të mirëpresësh foshnjën tënde të re është e mrekullueshme dhe ndihesh lumtur, por gjithashtu e trishtuar. Ndjesi e ëmbël, por edhe e hidhur. Trishtim i ëmbël. I vogli juaj bëhet i madhi, papritur pritet të kuptojë parametrat e ndryshëm. Papritmas pritet që të duam me gjithë zemër një krijesë të vogël të re që ka vjedhur kohën dhe hapësirën. Kush nuk e kupton që koha dhe prekja e nënës tani është kaq e ndarë në dysh. Mamaja ka vetëm dy duar.

Nëse flasim për këto gjëra më shumë, nuk do ta vëmë në dyshim veten kur ndiejmë tërbim, mungesë, nervozizëm rreth kësaj kohe. Ne nuk do të vëmë në pikëpyetje normalitetin e fëmijëve tanë të mëdhenj, që kuptohet se ndiejnë tërbim, pafuqi, frikë, duke pasur nevojë për më shumë vëmendje, jo për më pak. Ne nuk do të krahasoheshim me familjet e tjera të përsosura që ia dilnin me dashuri. Ne do ta dinim që të gjithë po hasnin vështirësi, secili të formës dhe llojit të vetë.

Unë kam lindur me operacion cezarian, kështu që e dija se kur ishte nata ime e fundit si nënë e vetëm një fëmije. U mblodha në shtratin e vogël të fëmijës sim 3 vjeç, barku im i stërmadh që i ngjitej shpinës, duke ditur që agimi solli një agim të ri. Dhe unë isha lumturisht e trishtuar. Isha e frikësuar dhe e ngazëllyer. Dhe kjo është në rregull. Kjo është mëmësia.

Lexo edhe: 8 gjëra që çdo nënë e re mund të bëjë për të ruajtur shëndetin e saj mendor dhe lumturinë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X