“Treguesi i vërtetë i inteligjencës nuk është dija por imagjinata.” Albert Einstein
Imagjinata është hapi i parë drejt kreativitetit dhe mençurisë, ndaj është e rëndësishme që fëmija juaj të ketë një imagjinatë të zhvilluar. Gjithashtu, imagjinata e ndihmon shumë zhvillimin e fëmijës.
Por përse ndodh kjo?
- Imagjinata ndihmon në zhvillimin emocional të fëmijes, pasi i ndihmon ata të gjenerojnë ide kreative dhe të zgjidhin problemet që vetë i kanë krijuar.
- Fëmijët e lidhin imagjinatën me kreativitetin dhe përvetësimin e informacionit, ndaj një imagjinatë e zhvilluar do të zhvillonte njëkohësisht kreativitetin dhe aftësinë e tyre për të përthithur informacionin.
Më poshtë janë disa mënyra që ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës së fëmijëve tuaj.
1. Tregojini histori
Fëmijëve u pelqejnë shumë historitë emocionale për dy të dashuruar apo shokë që bejnë gjithçka për njeri-tjetrin. E meqenëse këto histori janë një zgjatim i imagjinatës, ata jo vetëm që i degjojnë këto histori por i “jetojnë” ato nëpërmjet imagjinatës së tyre.
2. Arti i hershëm
Grafitet në muret e shtëpisë janë një “makth” për prindërit. Por muri është “kanavaca” e parë për fëmijën tuaj ku ai mund të shprehë kreativitetin e tij. Ndaj është e rëndësishme që ju ta prezantoni fëmijën tuaj me artin që në moshë të hershme.
3. Loja e shtirjes
A i pëlqen fëmijës suaj të shtiret sikur është një doktor, pilot apo këngëtar? Kjo është një mënyrë për të shprehur kreativitetin e imagjinatës së tij. Fëmijët që nuk e manifestojnë ketë sjellje në të ardhmen do të kenë probleme sociale dhe emocionale.
Këto loja janë shumë të rëndësishme dhe ju duhet të inkurajoni zhvillimi e tyre.
4. Eksplorimi natyrës
Fëmijët gjithmonë janë të intriguar nga aftësia e zogjve për të fluturuar dhe nga ngjyrat e bukura të fluturës. Kontakti me këto mrekulli të natyrës do ta ndihmojë fëmijën tuaj t’i shtojë jetë dhe ngjyra imagjinatës së tij.
5. Kurioziteti
Kurioziteti inkurajon një mendim aktiv dhe e ndihmon fëmijën në eksplorimin e të panjohurës. Këto pyetje të vogla janë shkëndija që ndezin zjarrin e dijes, ndaj duhet të gjeni gjithnjë kohën për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre.
Lexoni dhe: Cfare duhet te mendoj nese femija im ka nje shok imagjinar?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu