Pse duhet të vazhdojmë ushqyerjen me formulat e rritjes përtej vitit te pare te jetës?

0 0

Duket sikur të ishte dje dita kur fëmija juaj ishte një foshnjë e vogël që bënte gurgullima të vogla të ëmbla. Por tani bebi juaj është rritur. Ashtu si rrobat që vesh dhe gjërat argëtuese që i pëlqen të bëjë, dhe nevojat ushqimore do të jenë pak më ndryshe .

Pra, çfarë mund të bëni që të siguroheni që fëmija juaj do t’i marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten për të qenë i shëndetshëm?

Vendimi që duhet të merrni fillon me përzgjedhjen me kujdes të qumështit të tij: formula e rritjes Aptamil kundrejt qumështit normal; Nje brand me histori shumëvjecare dhe kerkime shkencore apo nje brand ne zhvillim e sipër.

Ushqimi që hyn në organizmin e fëmijës suaj furnizon me energji trurin dhe trupin e tij për aktivitetet ditore. Çdo lëndë ushqyese është thelbësore për zhvillimin e fëmijës. Ai ka nevojë për një alfabet të tërë vitaminash dhe mineralesh.

Në një filxhan apo shishe qumështi Aptamil KINDERMILCH do të gjeni:

  • Kombinim unik Prebiotikesh GOS/FOS ne raportin (9:1) & Postbiotikë – Këto fibra imitojne veprimin e Oligosaharideve tek qumeshti i nënës duke përmiresuar florën e zorrëve te femijes e duke forcuar keshtu sistemin imunitar.
  • Omega-3 (DHA)– kontribuon në zhvillimin normal të shikimit.
  • Vitaminën A – Një lëndë ushqyese thelbësore për shikimin dhe zhvillimin e sistemin imunitar të fëmijës suaj.
  • Vitaminën C –ndihmon në mbajtjen e sistemit imunitar të fëmijës tuaj të fortë.
  • Vitaminën D –mban të shëndetshme kockat, dhëmbët dhe muskujt e fëmijës suaj.
  • Vitaminën E –vepron si një antioksidant, një lëndë ushqyese e fuqishme, që mbron fëmijën tuaj nga dëmtimi qelizor.
  • Grupin e vitaminave B (Vitamina B1, B2, B3, B6 & B12)-ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor, përdorimin dhe ruajtjen e energjisë së trupit, parandalimin e anemisë, mbështesin sistemin tretës, kontribuojnë për një lekurë të shëndetshme etj.
  • Hekuri – Trupi i fëmijës suaj përdor hekurin për të nxitur rritjen dhe zhvillimin në gjakun e tij, kockat, muskujt etj dhe zhvillimin e trurit.
  • Kalciumin – Ky mikronutrient është elementi ndërtues i gjakut, dhëmbëve, muskujve dhe shëndetit të kockave të fëmijës suaj.
  • Proteinat – Kur fëmija juaj merr një lëndim , trupi i tij përdor proteina për të ndihmuar në riparimin e dëmtimit të lëkurës, muskujve dhe indeve. Proteina është gjithashtu thelbësore për rritjen e duhur.
  • Jod-i domosdoshem për rritjen dhe funksionimin normal të hormonit të tiroides
  • Kaliumin – ndihmon lëngjet e brendshme të fëmijës suaj të qëndrojnë në ekuilibër, mbështet zhvillimin e muskujve dhe ruan funksionin e duhur të sistemit nervor.
  • Fosforin – Ky mikronutrient bashkëvepron me proteinat dhe kalciumin për të ndërtuar kockat dhe dhëmbët. Gjithashtu luan një rol kyç në rritjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e qelizave dhe indeve të fëmijës suaj.
  • Folatet –është pjesë përbërëse e prodhimit të qelizave të gjakut dhe zhvillimit të shëndetshëm të trurit për fëmijën tuaj në rritje.
  • Biotinë –Biotina duhet falenderuar për thonjtë e vegjël të vegjël të fëmijës suaj, flokët e bukur dhe lëkurën super të butë të foshnjës.
  • Zinku – Ky mikronutrient i bën të gjitha! Ai ndihmon sistemin imunitar të fëmijës suaj, promovon funksionin e shëndetshëm të metabolizmit, e ndihmon fëmijën tuaj të shërohet nga plagët dhe madje luan një rol në ndjenjën e shijes dhe nuhatjes së fëmijës suaj.
  • Magnezi – Ai bën pak nga çdo gjë në trup. Ndihmon në rregullimin e funksionit të muskujve dhe nervave, ruan nivelet e duhura të sheqerit në gjak, ndihmon në prodhimin e proteinave, kockave dhe ADN-së dhe madje promovon nivelet ideale të presionit të gjakut.

Herën tjetër kur ti përgatisni vogëlushit tuaj filxhanin me Aptamil Kindermilch ose ju tashmë e dini çfarë “fshihet” në të.

Bota ku jetojmë po ndryshon me ritme shumë të shpejta. Me ushqyerjen e duhur dhe mbështetjen tuaj të fuqishme, fëmijet tuaj do të jenë të aftë të perballojnë cdo sfidë që sjell e ardhmja!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X