Pse duhet të shmangni dushin menjëherë pasi keni ngrënë?

Në kohët e vjetra, ushqimet që kultivoheshin ishin të freskëta dhe njerëzit kishin një mënyrë jetese më të shëndetshme.




0 0

Por në kohët e sotme, ne nuk kemi përvetësuar të njëjtën mënyrë jetese pasi jemi shumë të zënë. Me punët dhe angazhimet e përditshme, mund të duket e pamundur të praktikojmë zakone shëndetshme. Dhe një nga këto zakone është dushi.

Kështu ka shumë njerëz që lahen menjëherë pasi kanë ngrënë.

Prandaj nëse kohët e fundit po ndiheni të lodhur ose të plogësht dhe nuk e dini arsyen përse po ndodh kjo, atëherë ndoshta është koha më e mirë të kontrolloni se kur bëni dush zakonisht.

Pse dushi menjëherë pas ngrënies është një ide e keqe?

Dushi pas ushqimit është një ide e keqe sepse zvogëlon qarkullimin e gjakut. Kur nuk keni qarkullim të mirë të gjakut, tretja juaj ngadalësohet. Dhe çfarë mendoni se ndodh nëse nuk e lini ushqimin tuaj të tretet pasi të keni ngrënë vaktin tuaj? E thënë thjesht, do të fermentohet ose do të kalbet në zorrën tuaj, duke ju bërë të ndjeheni të lodhur, të plogësht, të bëheni kaps e madje të keni edhe të përziera.

Elementi i nxehtësisë në trup është përgjegjës për tretjen e ushqimit. Kur bëni një banjë menjëherë pasi keni ngrënë, energjia ose nxehtësia që duhej të ishte fokusuar tek tretja tani  devijon drejt lëkurës suaj  në mënyrë që të ruani temperaturën e trupit. Kjo është arsyeja pse shumë mjekë rekomandojnë të mos bëni banjë për të paktën dy orë pasi të keni konsumuar ushqim. Kur prishni ciklin natyror të trupit ose nuk bëni gjërat atëherë kur duhet, sëmundje, siklete dhe probleme të tjera shëndetësore shfaqen.

Çfarë thotë shkenca?

Edhe pse asnjë studim modern nuk e ka mbështetur këtë pretendim, një teori është se qarkullimi i gjakut rritet kur uleni për të konsumuar ushqim, duke pompuar kështu drejt sistemit të tretjes dhe organeve të tjera.

Kur bëni një banjë pasi keni ngrënë, ky funksion natyror dobësohet dhe trupi juaj duhet të punojë shumë për të ruajtur temperaturën e tij standarde pasi e keni ftohur atë nga jashtë. Rezultati është se energjia që do të ishte shpenzuar për tretjen e ushqimit në stomakun tuaj, tani ridrejtohet drejt lëkurës për të ruajtur temperaturën e trupit. Kjo ngadalëson shkallën e tretjes dhe sjell siklet.

Sa kohë duhet të prisni për të bërë dush pasi keni ngrënë një vakt?

Ka mendime të përziera për këtë temë. Shkenca moderne dhe besimet e lashta rekomandojnë të prisni të paktën 35 minuta për të bërë dush pasi të keni konsumuar vaktin tuaj. Ka edhe nga ato kategori që  rekomandojmë të prisni edhe 2 orë, veçanërisht nëse nuk jeni të sigurt për metabolizmin tuaj ose sa shpejt funksionon tretja juaj. Duke konsumuar një vakt të lehtë mund ta bëjë tretjen shumë më të butë.

Shmangni frutat dhe gjumin menjëherë pas ngrënies pasi mund të ndikojë në tretje. Ajo që mund të bëni në vend të kësaj është të bëni një dush para se të uleni në tryezën e ngrënies. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar tretjen pasi trupi juaj rrit qarkullimin e gjakut për të tretur më shpejt ushqimin.

Lexo edhe: Kur mund të bëj dush pasi kam lindur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X