Ky është pjesa e paslindjes për të cilën askush nuk flet.
Humbje e shpejtë e peshës sepse asgjë nuk ju pëlqen dhe nuk keni oreks. Por gjinjtë tuaj janë plot, plot me qumësht që nuk do të jetë për bebin tuaj, por për dikë tjetër. Një plagë e lënduar, e butë dhe e katërt operacioni, që dhemb tani më shumë se kurrë më parë.
Ilaçet vetëm sa e qetësojnë pak dhimbjen, sepse asgjë nuk mund të heqë kurrë, plotësisht dhimbjen e vazhdueshme në barkun tuaj. Rrathët e errët poshtë syve janë theksuar nga pagjumësia. Lotët rrjedhin si ujëvarat e pafundme, të shkaktuara nga gjërat më të vogla që ju bëjnë shumë emocionale.
Kanë kaluar katër javë qëkur humbëm djalin tonë në javën e 22-të. Katër javë. Njëzet e tetë ditë. Gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy orë. Dyzet mijë e treqind e njëzet minuta. Dhe secilën prej tyre e kam kaluar duke menduar për fëmijën tonë. Më mungon koha që e mbaja në bark. Më merr malli të dëgjoj rrahjen e zemrës së tij gjatë kontrolleve. Më mungon ta shoh në ekranin e ultratingujve.
Më mungojnë planet që bëja për ardhjen e tij. Më mungojnë fëmijët e mëdhenj që flisnin për ardhjen e vëllait të vogël. Më mungon gjithçka për të.
Pse synojmë të ndajmë vetëm lumturinë kur bëhet fjalë për foshnjat? Ndonjëherë lumturia shkatërrohet dhe kjo nuk mund të injorohet, ajo duhet të ndahet gjithashtu.
Dhe se tremujori i katërt, kjo periudhë e paslindjes për nënën, përmendet rrallë për shkak se fokusi i të gjithëve është tek fëmija i ri.
Por çfarë ndodh kur nuk ke fëmijën?
Ju jeni akoma duke u përballur me gjithë ndryshimet hormonale, djersitjet e natës, gjinjtë që rrjedhin, gjakderdhjet e tepruara, lodhjen ekstreme dhe trishtimin, por nuk ka fëmijë aty për t’u kujdesur, për të përqendruar energjitë tuaja. Në vend të kësaj, ju keni një vrimë të jashtëzakonshme në zemrën tuaj dhe vetëm aty mund të përqendroheni.
Shërimi pas lindjes, pas humbjes është ngjarja më shkatërruese që një grua mund të kalojë.
Por është diçka që pjesa më e madhe e grave e mbajnë vetëm për vete, e përjetojnë pa fjalë; ato brengosen në heshtje.
Ndarja e kësaj pjese të jetës është diçka që e ndjeva si nevojë. Njerëzit duhet ta shohin atë, duhet të dëgjojnë fjalët e mia. Kjo është arsyeja pse unë kam ndarë historinë time postpartum pas një historie humbjeje.
Unë dua që nënat si unë ta dinë se nuk janë vetëm. Është në rregull të flisni, të ndani historitë, të qani, të ndiheni të zemëruara, të jeni të trishtuara, të ndjeni dhe thoni çdo gjë me zë të lartë nëse kjo është ajo që dëshironi.
Duke e thyer këtë heshtje dhe duke folur për përvojën time, kam zbuluar se mbështetja vjen nga vende dhe njerëz që kurrë nuk e kisha pritur.
Pra, flisni nëna që të kuptoni se nuk jeni duke vuajtur vetëm ju. Mund t’ju sjellë pak dritë në një kohë shumë të errët.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu