Disa njerëz, për shkak të dhëmbëve tepër të ndjeshëm ndaj të ftohtit, nuk mund të shijojnë me kënaqësi një akullore, një pije alkoolike ose një pije freskuese. Vetëm mendimi do t’i frikësojë. Një torturë, e cila e ka zanafillën tek një proteinë ’termometri’, e quajtur TRCP5, e shprehur nga qelizat e dentinës poshtë smaltit. Veçanërisht e bollshme në rastin e kaviteteve ose sëmundjeve të tjera të dhëmbëve, aktivizohet me të ftohtin dhe stimulon fijet nervore që të dërgojnë impulse të dhimbshme në tru.
Gjithçka ndodh brenda dhëmbit
Zbulimi, i cili mund të çojë në terapi të reja, u botua në revistën Science Advances nga studiues nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts (MGH). Studimi tregon se odontoblastet, qelizat dentine që mbështesin pulpën e dhëmbit, janë gjithashtu përgjegjëse për perceptimin e të ftohtit.
“Ky hulumtim – shpjegon patologu Jochen Lennerz nga MGH – i atribuon këtyre qelizave një funksion të ri, i cili është interesant nga pikëpamja e hulumtimit, por që gjithashtu na lejon të ndërhyjmë në mënyrën e duhur me këtë funksion për të bllokuar dhimbjen e dhëmbëve”.
Proteina ju paralajmëron nëse është shumë ftohtë
Zbulimi erdhi nga studimi i minjve laboratorikë të privuar nga geni TRCP5: kur pësuan dëmtime në dhëmbë ata nuk perceptuan dhimbje, si minjtë me dhëmbë të paprekur. “Tani kemi prova përfundimtare se sensori i temperaturës TRCP5 transmeton të ftohtin përmes odontoblasteve dhe bën që fijet nervore të dërgojnë impulse, duke gjeneruar dhimbje dhe mbindjeshmëri ndaj të ftohtit”, shton Lennerz. “Kjo ndjeshmëri ndaj të ftohtit, për më tepër, mund të jetë një mekanizëm mbrojtës për të mbrojtur dhëmbët e dëmtuar nga dëmtimet e mëtejshme.”
Në të ftohtë, në fakt, proteina TRCP5 hap kanalet e vendosura në membranën e odontoblasteve, duke rritur hyrjen e joneve të kalciumit. Nëse pulpa dentare është e dëmtuar, për shembull për shkak të kariesit, TRCP5 është shumë e bollshme dhe shkakton një rritje të aktivitetit elektrik të nervave që shkojnë nga rrënjët e dhëmbit në tru..
Inaktivohet nga vaji i karafilit
Më në fund, studimi tregon se proteina TRCP5 është gjithashtu e pranishme në dhëmbët e njeriut dhe mund të bllokohet nga eugenoli, përbërësi aktiv në vajin e karafilit që është përdorur me shekuj kundër dhimbjes së dhëmbit dhe, tani dihet, edhe për dhëmbët mbindjeshëm ndaj të ftohtit.
Larja e dhëmbëve të ndjeshëm mund të jetë e dhimbshme dhe e pashëndetshme, prandaj këshillohet të zgjidhni një furçë dhëmbësh të butë dhe një pastë dhëmbësh specifike me përbërës të tillë si nitrat kaliumi ose fluori stannoz, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e ndjeshmërisë duke minimizuar ose eleminuar problemet.
Lexo edhe: Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktojnë kancer, probiotiku që e lufton
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu