Provimet e maturës, si të stimuloni kujtesën e fëmijëve me këtë truk të thkeshtë

Ushtrimet ndihmojnë kujtesën tek të rriturit. Duke pasur parasysh që kjo periudhë është e ngarkuar me provime dhe testime për fëmijët, pse të mos përpiqeni të përmirësoni përgatitjen e tyre duke ju stimuluar kujtesën me disa lëvizje të shëndetshme.




0 0

Ndër truket më të mira për të marrë maksimumin nga të mësuarit në shkollë, mund të jetë gjithashtu aktiviteti i shëndetshëm fizik. Një hap i vetëm mund të jetë i mjaftueshëm për të përmirësuar kujtesën e fëmijëve. Për të treguar këtë lidhje midis aktivitetit fizik dhe kujtesës është publikuar një studim i Universitetit të Marylandit, botuar në Journal of the International Neuropsychological Society.

Sporti ndihmon trurin

Duke u nisur nga supozimi se aktiviteti fizik, sidomos ai i moderuar në mënyrë të rregullt, rrit volumin e hipokampusit dhe ndihmon ruajtjen e kujtesës, hulumtuesit amerikanë kanë analizuar efektet në kujtesë pas disa seancash trajtimi intensiv në njerëz të moshave 55-85 vjeç. Studiuesit shqyrtuan rrjetin nervor të lidhur me kujtesën semantike e cila, siç dihet, tenton të përkeqësohet me rritjen e moshës.

Kujtesa e përmirësuar

Vullnetarëve iu kërkua të mbanin mend emrat e personazheve pak ose aspak të famshëm. Këta njerëz më pas iu nënshtruan rezonancës funksionale magnetike në mënyrë që të vlerësohej aktiviteti i trurit të tyre. Analizat u kryen dy herë, një herë gjysmë ore pas një stërvitjeje më biçikletë, dhe herën tjetër në një ditë pushimi. Duke marrë parasysh aktivitetin e trurit, u kuptua se si vullnetarët kujtonin më lehtë emrat pas aktivitetit fizik. Kujtesa më pas rezultoi se u rrit pas një faze trajnimi.

Vetëm një stërvitje është e mjaftueshme

Një rezultat i rëndësishëm që, siç theksohet nga ky studim e nxjerr në pah mundësinë e rrjetit nervor për t’u lidhur me kujtesën semantike nga një seancë e vetme e ushtrimeve fizike. Bërja e aktivitetit fizik  bën që truri të plaket më ngadalë duke e bërë më të lehtë për të kujtuar. Kjo funksionon si tek të moshuarit ashtur edhe tek të rinjtë.

Lexo edhe:Dremitja gjatë ditës përmirëson kujtesën tek fëmijët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Adoleshentët më shumë se kurrë...

Jetesa me orare të kufizuara, qëndrimi më gjatë në shtëpi, mësimi on line, sigurisht nuk u ka bërë mirë adoleshentëve, në shumë pikëpamje. Një nga efektet e kësaj periudhe ka...

Puberteti tek fëmijët varet nga...

Mosha në të cilën vjen zhvillimi seksual tek adoleshentët varet nga koha se kur e kanë arritur pubertetin nënat e tyre. Dhe kjo nuk vlen vetëm për vajzat, por edhe...

Baballarë, ja si ta përballoni...

Një baba i një adoleshenteje i cili u suprizua kur e bija me të cilën kishte shumë miqësi i tha se do të dilte me një djalë, ka shkruar rreth...

5 fazat e pubertetit qe...

Si nëna e një vajze në prag të pubertetit është e rëndësishme që ju të jeni në dijeni për fazat që vajza juaj do të kalojë. Por pse ju nevojiten...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X