Proteinat të domosdoshme për rritjen e fëmijëve, por teprimi i tyre mund të shkaktojë sëmundje

0 0

Proteina për fëmijët, po, por sa? Përgjigja vjen nga Shoqëria Italiane e Pediatrisë (Sipps) përmes Nutripiatto, një projekt i edukimit të ushqyerjes për të promovuar ushqim të shëndetshëm për fëmijët e moshës 4 deri në 12 vjeç.

Thelbësore, por në dozën e duhur

Proteinat janë lëndë ushqyese thelbësore në të gjitha moshat, veçanërisht tek fëmijët, për ndërtimin e indeve të reja dhe për riparimin e atyre të dëmtuara. E rëndësishme është të mos tejkaloni sasinë, thotë Sipps, sepse teprica mund të shkaktojë komplikime në veshka, ndryshime të oreksit dhe mbipeshë.Siç është shpjeguar nga Dr. Lisa Mariotti, nutricioniste pediatre marrja e duhur ditore e proteinave për fëmijët është midis:

– 8-12% të energjisë totale ditore nën moshën 3 vjeç (duke rekomanduar që të mos kalojë 15%);

– 12-18% nga 3 vjeç e lart.

Burimet e proteinave

Nga pesë grupet e ushqimeve që i përmbajnë ato, Sipps rekomandon frekuencën e duhur javore të ushqimit:

– mish: 1 porcion i kuq dhe 2 porcione të bardha;

– 1 vezë;

– peshk: 4 racione;

– bishtajore: 4 porcione;

– qumësht dhe nënprodukte të tij rreth 500 ml qumësht (ose 5 kavanoza kos) dhe 2 racione djathë.

Sugjerimi i Dr. Giuseppe Di Mauro, president i Sipps, është që të mos kombinohen proteina me origjinë të ndryshme në të njëjtën vakt, të tilla si një sanduiç me djathë dhe proshutë. Ajo që është e rëndësishme, thekson ai, është të respektohet rotacioni i rekomanduar i burimeve të proteinave, si dhe, natyrisht, një konsum i pjesëve të ekuilibruara.

Proteinat gjenden gjithashtu në disa ushqime me origjinë bimore (të tilla si makaronat, drithërat, tërshëra, frutat e thata, gështenjat), edhe nëse janë në sasi dhe cilësi më të ulët se ato me origjinë shtazore.

A e dini se?

Vetëm proteinat me origjinë shtazore janë të plota me të gjitha aminoacidet (njësitë themelore të proteinave), përfshirë ato thelbësore (9 tek fëmijët, 8 tek të rriturit). Ato quhen thelbësore sepse trupi nuk është në gjendje t’i prodhojë vetë, por duhet t’i marrë  me anë të dietës.

Lexo edhe: Brokoli përmban proteina anti tumor, ja fuqia e tij






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X