Produktet për higjenën intime nuk janë të nevojshme, ja pse ekspertët iu frikësohen këtyre produkteve

0 0

Produktet higjienike femërore janë bërë gjithnjë dhe më popullore ndërsa çdo ditë reklamohen marka të ndryshme për higjienën intime, produkte pastrimi, hidratues dhe të gjitha produktet që “përmirësojnë” pamjen dhe aromën vaginale.

Sipas një analize të bërë nga Allied Market Research, tregu i produkteve për higjienën intime femërore në vitin 2022 parashikohet të arrijë 33.5 miliardë paund në të gjithë botën.

I njëjti raport ka zbuluar se pastruesit e higjenës personale futeshin në kategorinë më të shpejtë të prodhimit të produkteve.

Produkte të tilla nuk plotësojnë domosdoshmërisht kërkesat specifike për shëndetin, përkundrazi, shesin duke thënë se qetësojnë, freskojnë dhe mbajnë të pastër lëkurën në vendet intime.

Por sipas Athena Lamnisos, shefes së organizatës për kërkimet e kancerit gjinekologjik “The Eve Appeal”, kohët e fundit po përhapen artikuj të pavërtetë që thonë se trupi i një gruaje ka nevojë për për t’u freskuar dhe zbukuruar me produkte në mënyrë që të konsiderohet normal.

Për më tepër konsumatorët duke përdorur këto produkte mund të vonojnë të kërkojnë këshillat mjekësore kur diçka nuk shkon mirë me to. Gratë duhet të mbajnë parasysh se jo çdo produkt që është në dyqan duhet përdorur dhe bën për to.

Sipas Lamnisos asnjë mjek nuk do t’ju rekomandojë që t’I përdorni ato.

Problemi nuk është vetëm se ju do të çoni kot paratë tuaja por pa dashur mund të rrezikoni shëndetin tuaj.

Para së gjithash, pastrimi brenda vaginës rrit rrezikun e infeksioneve pasi ajo prish mikrobiomin [ekuilibrin e baktereve natyrore]. Ka gjasa që gjatë pastrimit ju të vrisni edhe bakteret natyrore të mira që jetojnë në brendësi të vaginës dhe të lini atje bakteret e këqija, që kanë tendencë të jenë më të forta ndaj produkteve për pastrimin e higjenës. Kjo do të bëjë më pas që ato të lulëzojnë dhe të shkaktojnë infeksione.

As në pjesën e jashtme nuk duhet të përdorni produkte pastrimi por vetëm ujë, pa sapun dhe mundësisht të shmangni sa më shumë përdorimin e shampos rreth këtyre zonave gjatë kohës kur jeni duke bërë dush.

Nëse filloni të përdorni produkte për pjesën e jashtme të organit gjenital mund të bëni që të hiqni yndyrat e mira nga lëkura dhe këto yndyra janë një mbrojtës natyral për lëkurën. Duke e larë me produktet që përmendëm më sipër thjesht do ta bëni indin e lëkurës më të brishtë dhe do të rrisni mundësitë për acarime.

Për të njëjtën arsye, ju nuk duhet të përdorni produkte që thonë se parandalojnë qimet e futura në mish apo puçrrat në zonën intime.

Kruajtja e lëkurës që mund të vijë nga kjo rrit rrezikun e infeksioneve – duke përfshirë rrezikun e papillomavirusit (HPV). Ky është një virus që mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës, por mund të çojë edhe në kancer vulval dhe vaginal.

Gratë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme për përdorimin e produkteve intime sidomos gjatë ciklit menstrual. Mikrobioma juaj vaginale ndryshon gjatë gjithë muajit dhe, kur ju vijnë periodat, nivelet e baktereve të dobishme të Lactobacillus kanë tendencë të jenë pak më të ulëta, pasi ato preken nga rënia e estrogjenit.

Kjo do të thotë që ju jeni më shumë të prekshme ndaj infeksioneve të tilla si myku ose vaginoza bakteriale gjatë periodave tuaja.

Shumë gra mendojnë se është e dobishme të hidratojnë zonën intime, veçanërisht pasi rriten në moshë dhe lëkura bëhet më e thatë, ose pas depilimit apo rruajtjes.

Por kjo mund të jetë e rrezikshme pasi ju vë në një rrezik më të lartë të kancerit vaginal.

Lexo edhe: 12 zakonet e femrave qe po ju demtojne seriozisht shendetin

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X