Produktet e kujdesit personal vënë në rrezik fëmijët, përfundojnë në spital

Shume nga produktet per perdorim vetjak si kremra, anidjerse, shampo, manikyr mund te jene shume te rrezikshme per femijet. Mbajini ato larg tyre.




0 0

Shampoja juaj, locioni i trupit, manikyri i thonjve dhe sende të tjera të përkujdesjes personale të zakonshme duhet të mbahen larg fëmijëve tuaj. Është shumë më e lehtë të thuhet se sa bëhet, pasi më shumë se 60.000 fëmijëve që kanë shkuar në urgjencë në një hapësirë kohore ​​14-vjeçare si rezultat i kontaktit me këto produkte. Gjetjet u ndanë në një raport të ri nga Qendra Mbarëkombëtare për Hulumtimin dhe Politikën e Sëmundjeve në Spitalin e Fëmijëve.

Të dhënat tregojnë se 64.686 fëmijë më të vegjël se pesë vjeç – rreth 60 për qind e të cilëve ishin më të vegjël  edhe se 2 vjeç në SHBA, u trajtuan në urgjencë për dëmtimet që lidhen me produktet e kujdesit personal nga viti 2002 deri në vitin 2016. Numri është i barabartë me rreth një fëmijë çdo dy orë.

Shumica dërrmuese e këtyre rasteve, rreth 76 për qind, ndodhën kur një fëmijë gëlltiti produktin. 19 për qind ishin pasi produkti pati kontakt me lëkurën ose sytë e fëmijës. Të dyja këto raste zakonisht rezultuan në një nga dy mënyrat e frikshme: helmim (86.2 përqind) ose djegie kimike (13.8 përqind).

Produktet e kujdesit personal dhe dëmtimet e fëmijëve

Ja një vështrim në llojet e ndryshme të artikujve që shkaktuan disa nga këto lëndime:

Produkte për kujdesin e thonjve (28.3 përqind);

Produkte të kujdesit të flokëve (27 përqind);

Produkte të kujdesit të lëkurës (25 përqind);

Produktet e aromave (12.7 përqind).

Produktet e thonjve shkaktuan numrin më të madh të vizitave në dhomën e urgjencës, por produktet e kujdesit të flokëve ishin përgjegjës për lëndime më serioze që kërkonin shtrim në spital. Ju mund të mendoni se diçka e tillë nuk do të ndodhë me ju, por fëmijët e gjejnë një mënyrë për të marrë në duart e tyre çdo gjë që nuk duhet.

Për të shmangur këto skenare të frikshme në shtëpinë tuaj, raporti i nxit prindërit t’i mbajnë këto produkte sa më larg syve të fëmijëve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X