Produktet e bebes, ja cfare eshte vertet e nevojshme

0 0

Ndërsa jeni duke blerë sendet e fëmijës tuaj, mund të ndodhë që të shpenzoni para për produkte vërtet të panevojshme. Nëse dëshironi të kurseni ndërsa jeni në një dyqan me sende fëmijësh, duhet të keni parasysh cilat janë sendet e nevojshme dhe të panevojshme në mënyrë që të kurseni dicka.
Cilat janë sendet e nevojshme për t’u blerë?
1. Sterilizuesi i biberonave

Për shumë prindër kjo është një pajisje komode, e cila e sterilizon biberonin e fëmijës brenda pak çastesh, dhe mund të përdoret edhe nëse nëna ushqen fëmijën me gji, por në disa momente të caktuara e nxjerr qumështin për t’ja dhënë me biberon. Çmimi i saj mund të fillojë nga 6.000 lekë.
2. Çanta me pajisjet e ndërrimit
Në treg mund të gjeni çanta për sendet e fëmijës, të cilat kanë brenda edhe aksesoret që do t’ju vijnë në ndihmë gjatë ndërrimit të pelenës. Të tilla mund të jenë mushamatë ose copat e posacme. Çmimi i saj mund të fillojë nga 2.000 lekë nëse do ta blini në dyqanet ekonomike.
3. Monitoruesi i fëmijës
Kjo është një pajisje e cila do t’ju vijë shumë në ndihmë për ta pasur fëmijën tuaj gjithmonë nën kontroll. Në treg mmund të gjeni lloje të ndryshme monitoruesish të cilët kanë edhe çmime të ndryshme. Ndër më ekonomikët mund të jenë ata që fillojnë nga 3.000 lekë. Nëse do të blini një monitories me kamer, do të keni mundësi jo vetëm ta dëgjoni fëmijën tuaj, por edhe ta shikoni nëpërmjet kompjuterit tuaj. Disa modele kanë edhe opsionin e vëzhgimit për natën.
4. Rrethueset e shkallëve
Këto rrethuese janë shumë të nevojshme sidomos nëse shtëpia ka shkallë apo kafshë, të cilat do ta mbajnë fëmijën larg rreziqeve. Është një send që do ta bëjë shtëpinë tuaj më të sigurt.
5. Termometri dixhital
Temperatura është një shenjë treguese e një shqetësimi shëndetësor që fëmija mund të ketë dhe për pasojë do t’ju duhet ta masni shpesh. Për ta bërë këtë vendi ideal do të ishte veshi, dhe për pasojë do t’ju vinte në ndihmë një pajisje dixhitale e posaçme për të matur temperaturën në vesh. Megjithatë kjo pajisje nuk mund të përdoret tek bebet e vogla, por tek fëmijët që janë pak më të rritur. Cmimi i këtij termometri mund të fillojë nga 1.200 lekë.
6. Mbajtësja e vaskës plastike
Për shumë prindër kjo ka rezultuar të jetë një pajisje shumë e nevojshme, pasi fëmijët gjatë larjes mund të rrëshqasin brenda vaskës dhe për pasojë procesi mund të bëhet mjaft i vështirë. Kjo pajisje do t’ju ndihmojë gjithashtu të kini të dyja duart e lira për ta larë fëmijën. Çmimi i saj mund të jetë rreth 1.500-2.000 lekë.
Cilat sende mund të jenë të panevojshme?
1. Koshat e posaçëm për bebelinat

Shitësit mendojnë se ky produkt do ta mbajë aromën e keqe larg ambienteve të shtëpisë, por mund ta bëni këtë edhe duke e hedhur bebelinën në një qese dhe duke e lidhur fort grykën e saj. Kjo do të bënte të kursenit paratë e koshit, të cilat do të ishin një shpenzim i panevojshëm.
2. Tasi plastik për larjen e trupit
Ky është një tas, ose më saktë mund të themi një legen i vogël me dy ndarje të vogla, i cili shërben për ta mbajtur të ndarë ujin që do të shërbejë për larjen e fytyrës së fëmijës, nga uji që do të shërbejë për larjen e trupit. Ky send për shumë prindër është i panevojshëm duke qënë se mund të përdoren dy enë të ndryshme.
3. Mbajtësja e bebelinave
Kjo është një pajisje e cila mendohet se shërben për t’i mbajtur bebelinat të vendosura në rregull dhe të sistemuara. Kjo për shumë prindër ka rezultuar të jetë dicka që do t’ju bënte të shpenzonit para kot, duke qënë se mund t’i mbani bebelinat në qesen e paketimit të tyre, duke nxjerrë nga një sa herë ju nevojitet.
4. Shtyrësja e karrocës
Kjo pajisje mund të vendoset tek karroca e fëmijës tuaj dhe më pas atje mund të hipi edhe fëmija juaj më i madh. Ju këshillojmë që para se ta blini këtë pajisje, të prisni derisa fëmija juaj të lindë për të parë nëse do ta keni vërtet të nevojshme.
5. Batanija lidhëse
Këto batanije përdoren më tepër nga prindërit për ta bërë fëmijën e tyre të qajë më pak. Kjo mund të kushtojë më shumë se 1.500 lekë, dhe gjithsesi është një shpenzim i panevojshëm duke qënë se mund të përdorni edhe një batanije pambuku për ta lidhur fëmijën tuaj.
Do t’ju këshillonim që disa produkte t’i blinit pas lindjes së fëmijës, pasi vetëm atëherë do të jeni në gjendje të kuptoni çfarë vërtet ju nevojitet dhe çfarë jo.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X