Problemet e gjidhenies kur shkaktar eshte bebi

0 0

Gjatë gjidhënies problemet që shkaktohen mund të vijnë si pasojë e nënës por edhe e fëmijës. Lidhur me problemet që vijnë nga bebi ju mund të hasni:
Refluksin. Fëmija vjell zakonisht tepricat. Eshtë një dukuri e zakonshme që e gjejmë pothuajse në 40% të fëmijëve që ushqehen me gji. Duhet të shqetësohemi vërtet për këto të vjella kur ato janë të konsiderueshme dhe shoqërohen me një rritje të pamjaftueshme në peshë.
• Sekrecionet. Të porsalindurit e kanë të vështirë që të marrin frymë me gojë, prandaj kur u bllokohet hunda, u vështirësohet frymëmarrja, sidomos kur ushqehen. Kur ndodh një gjë e tillë, fëmija nervozohet, qan dhe bile refuzon ushqyerjen. Atëherë, është mirë që përpara çdo ushqyerje të pastrohen hunndët.
Kolikat. Dhimbjet e barkut nuk janë vetëm të qara të pakuptimta dhe të forta, tek një fëmijë që ushqehet mirë por edhe një gjendje shqetësimi me fryrje të barkut, gazra të shumta dhe çrregullim të gjumit. Çuditërisht këto “kriza”, duket sikur i nënshtrohen një rregulli, që ka të bëjë me numrin 3: shfaqen pas ditës së 3-të të jetës, zakonisht në 3 javët e para pas lindjes, zgjasin të paktën 3 orë në ditë, 3 ditë në javë dhe zhduken pas 3 muajsh (rregulli i 3-shit i Wessel). Problemi i mësipërm duhet të përballohet në dy drejtime: shmangia e ankthit të nënës si dhe gjetja edhe shërimi i një shkaku të mundshëm të dhimbjeve të barkut.
• Duhet të tregojmë kujdes në një gjë: E qara e vazhdueshme e fëmijës nuk shkaktohet gjthmonë nga ushqyerja e papërshtatshme me gji dhe nëna duhet të vazhdojë ta ushqejë fëmijën e saj me gji. Kur ai ushqehet me qumësht artificial, nuk duhet që të shtohet sasia e qumështit që i jepet fëmijës, ose të ndryshohet marka e qumështit nëse mjeku nuk e ka parë më parë këtë të aryseshme. Vetëm nëse ai mendon se fëmija nuk e toleron mirë atë markë qumështi mund ta bëni këtë.

Lexoni edhe: Carjet e gjirit, pse ndodhin dhe si ti kurojme?

A i planifikoni paraprikisht shpenzimet qe mund te realizoni gjate nje muaji bazuar ne buxhetin tuaj familjar?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X