Probleme me kunaten? Pese rregullat qe duhet te ndiqni!

0 0

Lidhjet familjare janë shumë të rëndësishme në jetën tonë, dhe një menaxhim i keq i disa marrëdhënieve specifike mund të krijojë tension dhe të shkaktojë emocione negative jo vetëm tek ju. Zënkat mes personave të afërt kanë një ndikim jo të vogël edhe në marrëdhënien në çift, si edhe në rolin e prindit. Kunata! Edhe marrëdhënia me të është dicka e rëndësishme që duhet të menaxhohet në mënyrën e duhur, dhe për të krijuar një marrëdhënie të ekuilibruar duhet të ndiqni disa rregulla!

  • Mos jeni xheloze për të! I largoni ndjenjat e xhelozizë ndaj burrit apo vëllait. Ai person është zgjedhur nga vëllai juaj, ose është motra e burrit tuaj! Në të dyja rastet është një person i rëndësishëm për një person që ju e doni shumë.
  • Mos e krahasoni veten tuaj me të! Ndjenjat e rivalitetit shkaktohen gjithmonë nga pasiguria dhe nuk duhet të bëheni viktima të mosbesimit që mund të ndieni. Ju jeni shumë e rëndësishme gjithashtu, dhe duhet të besoni në rëndësinë që keni tek bashkëshorti apo vëllai juaj.
  • Komunikimi është zgjidhja e gjithçkaje! Dialogu gjithmonë ka tendencën të bëjë tjetrin të kuptojë më mirë veprimet që ka bërë personi me të cilin është në kontakt.
  • Mos ndërhyni në marrëdhëniet e kunatës tuaj me një familjarin tjetër tuaj. Ajo mund të debatojë me dikë, dhe ju nuk duhet të ndërhyni as për ta bërë të zgjidhë problemin.
  • Silluni gjithmonë në mënyrën e duhur me të. Respekti është reciprok dhe ndonjëherë është mirë të hidhni ju hapin e parë për të zbutur qëndrimin e saj.

Lexoni edhe: Marredhenia nuse-vjeherr, nga nenat pernenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X