Pro dhe kundër epiduralit, ç’mendojnë nënat në Shqipëri?

0 1

Duke qenë mjeti “mrekullibërës” që premton të favorizojë një kontroll më të mirë të dhimbjes dhe mundëson që gruaja njëkohësisht të ndiejë kontraksionin, epidurali nga shumë gra por edhe mjekë që asistojnë lindjet shihet si shpëtim. Epidurali, që krijon mundësitë për gruan të përjetojë më pak stres gjatë lindjes, në vendin tonë mund të praktikohet përgjithësisht vetëm në strukturat private.

Po vetë nënat si mendojnë për këtë metodë, që duket se është shpëtimtare për momentet e lindjes, por që nuk ofron asnjë garanci për periudhën që pason? Sipas një vëzhgimi të kryer nga përnënat.al, në një postim ku nënat e komunitetit tonë virtual shprehnin mendimet e tyre për epiduralin, rezulton se qëndrimet janë të ndarë në dy kampe tërësisht të kundërta.

Një pjesë e tyre jo vetëm që janë pro, por shprehen falënderuese për ekzistencën e një mekanizmi të tillë që i ka ndihmuar shumë duke u lehtësuar dhimbjet e lindjes, pa asnjë pasojë të mëvonshme.

Pjesa tjetër, pothuajse e barabartë në numër me pjesën e parë shprehet tërësisht kundër epiduralit, për shkak të gjithë periudhës që pason lindjen, e cila në të vërtetë zgjat për gjithë jetën.

Grupi kundër, në vetvete ndahet në dy kategori nënash, ato që e kanë provuar dhe kanë pasoja negative si dhimbje, pamundësi për të ngritur pesha dhe ato që pikërisht për shkak të kësaj frike dhe ndarjes së eksperiencave nuk e kanë provuar fare, por mbajnë qëndrimin kundër tij.

Po vetë ekspertët e fushës ç’thonë për epiduralin?

Sipas Verena Schmidit, një gjinekologe me përvojë në menaxhimin e dhimbjeve, lindjen natyrale dhe lindjet e realizuara në shtëpi, epidurali duhet të përdoret për arsye mjekësore, jo si një mjet rutinë për të menaxhuar dhimbjet.

Dr. Verena, e cila ka qenë gjithë jetën pro lindjes natyrale dhe intime dhe kundër qasjeve mjekësore është shprehur se epidurali ka efekte të mundshme negative. Të tilla janë rreziku i dhimbjes së kokës për nënën apo ai i një reaktiviteti më të ulët për fëmijën.

“Ka disa raste në të cilat përfitimet e përdorimit të epiduralit janë më të larta se efektet e mundshme anësore, por kjo ndodh kur zbatohet një terapi specifike për t’iu përgjigjur një gjendje të saktë mjekësore. Për shembull: nëse kemi rastin e një dystoku (një lindje veçanërisht e vështirë), me një tension të fortë të nënës, epidurali lejon në relaksim që ndihmon përparimin e lindjes dhe oksigjenimin e fëmijës. Por unë nuk mendoj se duhet të propozohet si një përgjigje automatike, pothuajse mekanike, për çështjen e dhimbjes në lindje, e cila mund të trajtohet me strategji të tjera, pa asnjë efekt anësor negative,” ka treguar Schmid. Lexo intervistën e plotë me mjeken






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X