Prindërit të shokuar pasi shohin videon, edukatorja i shkul flokët 3-vjeçares/ FOTO/ VIDEO

0 0

 

Një çerdhe në Teksas është bërë pjesë e një skandali pasi ka qarkulluar një video, kur një prej edukatoreve kap prej flokësh një fëmijë. Edukatorja e ka bërë këtë veprim që vajza e vogël 3-vjeçare të mos flinte gjumë.

“Nuk do të flesh, mbaro së ngrëni ushqimin”, – dëgjohet të thotë edukatorja duke i tërhequr flokët vajzës që t’i ngrinte kokën nga tryeza. Pas saj dëgjohet një tjetër punonjëse  e çerdhes duke qeshur.

Prindërit e 3-vjeçares janë shokuar nga ato që kanë parë. “Isha e rrënuar emocionalisht. Ndihem e çmendur, e zemëruar, e lënduar, e trishtuar, të gjitha në të njëjtën kohë”, tha nëna e saj, Laquitta Wilson, ndërsa babai i saj shtoi:”Ne vetëm duam drejtësi. Ky është fëmija im. Dhe asnjë fëmijë nuk duhet të trajtohet ashtu siç është trajtuar ajo”.

dhuna

Madje edhe gjyshja e vajzës, Shanna Walker, u shpreh tepër e zemëruar dhe tha se ndjesia e parë që i erdhi ishte të shkonte e t’i hiqte kokën edukatores që kishte bërë atë verpim me mbesën e saj.

Ndërsa çështja është ende duke u gjykuar, dy edukatoret janë shkarkuar nga detyra.

https://www.youtube.com/watch?v=0TnFzS5wFCo

Lexo edhe: Rrahin femijet ne cerdhe, denoncohen 5 edukatore

Sorry, there are no polls available at the moment.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X