Prindërit që e përdorën humbjen e fëmijës për t’u dhënë shpresë

0 0

 

Brenda një muaji mund të ndodhin shumë gjëra. Për çiftin Carissa dhe Brian periudha 1-mujore shënoi fillimin dhe mbarimin e një jete. Kur çifti shkoi për ultratingullin e dytë të foshnjës së tyre, iu shemb bota kur mjeku u tha “Më vjen keq, fëmija nuk ka rrahje zemre”.

Më 29 nëntor, Carissa dhe burri i saj ishin të entuziasmuar kur zbuluan se prisnin një fëmijë. Por ky entuziazëm mbaroi më 19 dhjetor kur morën lajmin e hidhur se zemra e fëmijës së tyre kishte ndaluar.

“Nuk mund të shihja ekranin ku dukej fëmija im, por pashë fytyrën e përlotur të bashkëshortit tim, i cili uli kokën dhe aty kuptova gjithçka. I vura dorën në shpinë dhe fillova të bërtas.

Duhet të përgatiteshim për t’i thënë lamtumirë fëmijës sonë. Përpara se të futesha në kirurgji, im shoq më puthi dhe më tha se më donte. Gjëja e fundit që më kujtohet ishin lotët që më rrodhën ndërsa mbylla sytë”.

Përjetimi i një humbjeje si kjo mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për një çift. Çiftet kanë tendencë të zemërohen me njëri-tjetrin. Por në këto kohë të vështira është mirë t’i kujtoni vetes se çfarë ju bashkoi në fillim, të kujtoni dashurinë e madhe që keni për njëri-tjetrin dhe kjo do t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur.

“Unë ende e quaj fëmijën tim të humbur një mrekulli. Sepse ai ishte mrekullia jonë. Kjo na mban me shpresë. Unë do të jetoj me këtë ndjenjë, të paktën muajt në vijim teksa përpiqem për një shtatzani të dytë”.

Në raste të tilla, ose kur keni vështirësi për të ngelur shtatzanë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të flisni me njerëzit e besuar, për të kuptuar se nuk e mbani vetëm këtë barrë.

Lexo edhe: Pse u tregova njerezve me shume per humbjen e femijes sesa per shtatzanine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X