Prindërit detyrojnë vajzën të ndjekë dietë, 1-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

0 0

 

Një vajzë 19-muajshe detyrohet të ndjekë një dietë vegane

Ushqimi është thelbësor për fëmijët. Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndihmon të rritet mirë dhe të shmangë shumë sëmundje. Në veçanti, kalimi nga qumështi në ushqimet e ngurta është thelbësor, gjatë të cilit fëmijët duhet të fillojnë ngadalë të hanë ushqime të ndryshme për të futur në dietë vitaminat, proteinat, yndyrat, karbohidratet dhe gjithçka që nevojitet për t’i bërë ata të rriten në mënyrën më të mirë. Mangësitë në këto muaj delikatë kompromentojnë shëndetin e fëmijës, duke e rrezikuar seriozisht rritjen e tij. Kjo është ajo që ndodhi me një vajzë 19-muajshe australiane, e detyruar nga prindërit e saj për të ndjekur një dietë vegane.

Vajza e vogël u detyrua të hante vetëm disa ushqime vegane

Vajza, vetëm 19 muajshe, u detyrua të hante vetëm bukë të thatë, tërshërë, banane dhe qumësht orizi. Dieta në të cilën prindërit e kishin detyruar foshnjën, ka shkaktuar probleme serioze shëndetësore, duke rrezikuar jetën. Foshnja, e vizituar nga mjekët, u gjet në një gjendje kequshqyerjeje. Ajo edhe pse ishte një vjeçe e gjysmë peshonte vetëm 4.9 kilogramë, por sipas prindërve të saj problemi ishte ajo se ajo i bënte naze ushqimeve që ata donin t’i jepnin.

Prindërit përfunduan në gjykatë

Historia e fëmijës së kequshqyer përfundoi në gjykatë. Prindërit e fëmijës, respektivisht 32 dhe 34 vjeç, ishin nën akuzë. Fëmija është në të vërtetë nën peshë dhe ka vështirësi serioze në aftësitë motorike: nuk mund të zvarritet dhe të bëjë lëvizje të përditshme. “Ishte si e butë, madje nuk mund të zvarritej”, tha një nga mjekët që vizituan foshnjën.

Prindërit kanë tre fëmijë, por dy të tjerët janë të shëndetshëm. Megjithatë, të tre u hoqën nga kujdestaria e tyre.

Prindërit e fëmijës janë veganë dhe kanë filluar dietën pa mish e pa produkte shtazore sapo fëmija ka lindur. Në fakt, foshnjës i mungonin ushqyes si kalciumi, fosfati, vitamina B12, vitamina A, hekuri dhe zinku. Megjithatë, ishte kryesisht mungesa e vitaminës D, e dobishme për të mbrojtur kockat, që shkaktoi dëmin më të madh në organizmin e foshnjës.

Lexo edhe: Mami, nga vjen mishi? Si t’i pergjigjemi kesaj pyetjeje pa e bere femijen vegjetarian?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X