Prindër të dashur, ja pse duhet të shmangi grindjet para fëmijëve

0 0

Në dashuri, grindjet nuk mungojnë kurrë. Për fat të keq disa probleme na ndjekin kudo, si në punë ashtu edhe në familje. Të diskutosh me partnerin mund të jetë shumë normale, por duhet bërë çdo gjë me kujdes. Nëse ka një problem, gjëja më e mirë për t’u bërë është të shkosh te partneri dhe ta vendosësh në dijeni të mendimit, pa krijuar rrëmujë në çift. Nëse nuk ekziston dialogu në një çift, duhet sipas mendimit tim personal të rivlerësosh pak nga të gjitha.

Kur lindin fëmijët, ne prindërit duhet t’i garantojmë atyre një rritje të shëndetshme dhe të qetë, pa i vendosur në qendër të problemeve që na përkasin ne të rriturve. Por, për fat të keq, mund të ndodhë që nisur nga zemërimi, mund të ketë një konflikt çasti me partnerin në syrin e tyre.

Dhe nuk ekziston diçka më e gabuar

Të diskutosh me zë të lartë përpara fëmijëve është padyshim shumë e gabuar. Fëmijët që janë 3 mujash, 1 vjeç dhe 5 vjeç, ndiejnë të gjithë zemërimin dhe vështirësitë e prindërve.

Të rritesh në nië ambjent të tillë, mund t’i sjellë fëmijëve ankth dhe tension ditë pas dite. Fëmija dhunohet psikologjikisht dhe mund të ketë si pasojë negativitetin gjatë rritjes. Mund të rritet i pasigurt, agresiv dhe e gjitha kjo si shkak i prindërve.

Nëse janë të vegjël dhe nuk arrijnë dot ta kuptojnë motivin e vërtetë të diskutimit, mund të ndiejnë veten fajtorët e kësaj grindjeje. Do të kenë mendime në kokë se nëna dhe babai po flasin me zë të lartë me ton agresiv për fajin e tyre.  Për më tepër fëmija mund të ketë frikë dhe pagjumësi. Ose mund të reagojë me agresivitet me të tjerët, që nga lojërat dhe sidomos me prindërit. Mund të bëhet i pakontrollueshëm, arrogant dhe i parespektueshëm. Prandaj, të dashur prindër duhet të keni kujdes me komunikimin tuaj përpara vogëlushëve. Sepse mund të ketë pasoja te ata në të ardhmen.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X