Pozitiviteti toksik nuk i ndihmon nënat, përkundrazi po i vret ato!

0 0

Shoqen time e kritikuan lidhur me mëmësinë së fundmi në rrjetet sociale.

Ajo po tregonte pakënaqësitë për sfidat e prindërimit gjatë pandemisë dhe një nënë tjetër – një e huaj – i dërgoi mesazh duke i thënë të mos ankohej. Duhet të ndihesh me fat për gjithçka që shkon mirë në jetën tënde dhe të ndalosh së përqendruari tek e keqja. Kur ankohesh, bën të ndihen keq ata që ë rrethojnë. Mëmësia është e bukur, shijoje më shumë.

Shoqja ime është një nga njerëzit më pozitivë që njoh, kështu që këshilla e të panjohurës nuk kishte shumë vlerë. Ama, tek shoqja ime si nënë pati efekt të kundërt, ajo u ndje keq, e turpëruar, e nënçmuar dhe e izoluar.

Pohimet e mëposhtme janë të gjitha të vërteta:

Optimizmi është i bukur.

Kapja pas të mirës së gjithçkaje është një dhuratë.

Një pikëpamje pozitive do t’ju çojë larg.

Dhe ndonjëherë jeta është vërtet e vështirë.

Për të jetuar një jetë me gjithë dimensionet njerëzore, fjalia e fundit duhet të pranohet dhe madje të mirëpritet në bisedë.

Të injorosh problemet ose të turpërosh ata që i kanë do të thotë të praktikosh pozitivitet toksik – dhe është një problem i madh tani.

Pozitiviteti toksik është preferenca ekstreme për emocionet pozitive ndërsa injoron ose refuzon çdo gjë negative. Me këtë qasje i bie të pohojmë se të lumturit janë në rregull, por ata që ndiejnë trishtim po gabojnë.

Pozitiviteti toksik është i shfrenuar në mëmësi.

Po jetojmë në periudha të vështira me të cilat nuk jemi mësuar, kur çdo ditë sjell trishtim, stres dhe zemërim. Po, ka periudha gëzimi dhe ato duhet të festohen. Por injorimi i gjërave të vështira, kërkesa që i bëjmë njëra-tjetrës  për të folur vetëm për pozitiven dhe turpërimi i njerëzve kur pranojnë të keqen, të gjitha janë simptoma të pozitivitetit toksik – dhe kjo po dëmton nënat.

Përgjithësisht, kultura jonë nuk i toleron shumë shqetësimet. Ne përpiqemi mjaft dëshpërimisht t’i shmangim ato. Mendoni kur një fëmijë qan – reagimi ynë i menjëhershëm është që t’i largojmë sikletin. “Mos qaj, gjithçka është në rregull!” Kultura jonë na ka kushtëzuar të mendojmë se vetëm emocionet pozitive dhe të lumtura janë të mira.

Pse kemi kaq neveri ndaj ndjenjës, shprehjes ose dëgjimit për diçka që nuk është e përsosur? A nuk jemi më trima se kaq?

Pozitiviteti toksik paraqitet në shumë mënyra në mëmësi. Ja disa shembuj:

Turpërimi i një nëne që ankohet për një aspekt të amësisë. Kjo është ajo që i ka ndodhur mikut tim (dhe u ndodh shumë të tjerëve rregullisht).

Të bësh të ndihet keq një nënë që ankohet për një aspekt të mëmësisë. Kjo gjë i ndodhi shoqes sime dhe i ndodhe rregullisht shumë nënave të tjera.

Ngjan sikur u themi: “Ti ke shumë gjëra që shkojnë mirë, nuk ke të drejtë të ankohesh”.

Kur nënave u jepet hapësira për të qenë të sinqerta për ndjenjat e tyre, ndodh diçka e bukur: Nënat kudo ndiejnë si dëgjohen dhe merren në konsideratë. Kjo na lejon të ndihemi më pak vetëm. Por kur ndërhyjmë për t’i bërë nënat të ndihen keq kur ankohen, ne po e injorojmë këtë thirrje për ndihmë dhe përpjekjen për të gjetur lidhje mes nënadh. Duke vepruar kështu, ne jo vetëm që nuk po e ndihmojmë, por po lëndojmë nënat kudo që janë.

Injorimi i problemeve që kanë pasoja të dëmshme. Këmbëngulja për një kndvështrim tepër pozitiv të botës rrezikon të na bëjë që t’i kthejmë shpinën krizave shumë reale – dhe shumë të dëmshme – që ekzistojnë rreth nesh. Një shembull i qartë i kësaj është racizmi.

Pozitiviteti toksik na bën të besojmë se ka probleme të herëpashershme, megjithatë, në tërësi, gjithçka është në rregull. Por ne e dimë që nuk është kështu – as i afrohet situata reale një përshkrimi të tillë. Mohimi i ekzistencës së problemeve të mëdha shoqërore, ose përdorimi i nocionit “të qëndrosh pozitiv” si një mjet për të injoruar problemet, vetëm zgjat ekzistencën e problemit. Është e rrezikshme dhe e padobishme.

Është njësoj sikur t’i thuash një nëne “E di që të kanë diagnostikuar me depresion, por përpiqu të fokusohesh tek aspektet pozitive të mëmësisë. Është një udhëtim magjik, apo jo?”.

Mëmësia është ngritur në piedestal – dhe po, kjo është e mrekullueshme në shumë mënyra. Por ka çështje thelbësore që e bëjnë mëmësinë tepër të vështirë tani: mungesa e lejes prindërore me pagesë, mungesa e opsioneve universale të kujdesit për fëmijë, mungesa e mbështetjes rreth shëndetit mendor dhe shumë më tepër.

Pozitiviteti toksik përreth mëmësisë – duke këmbëngulur që nënat të jenë të lumtura dhe pozitive gjatë gjithë kohës – nuk na lejon të njohim ose të flasim për problemet themelore. Dhe nëse nuk i njohim dhe nuk flasim për to, si mund t’i rregullojmë?

Pozitiviteti toksik gjithashtu i bën nënat të ndalojnë së qeni plotësisht njerëzore. Ne nuk reshtim së mërzituri në momentin që bëhemi nëna. Ne mbetemi akoma njerëz me emocione komplekse. Të këmbëngulësh që nënat të përqendrohen vetëm në ato pozitive, do të thotë të kërkosh që ne të luajmë rolin stereotip, patriarkal të “nënës, e cila jeton dhe vdes vetëm për lumturinë e fëmijëve të saj”.

Udhëtimi për prindër është plot momente të bukura dhevështirësish të pamundura – dhe të gjitha janë të vlefshme. Por kaq shpesh ne u japim njerëzve leje të flasin vetëm për pozitiven.

Është pakshumë si t’ju themi: “Ti nuk duhet të ankohesh për lindjen. Të paktën ti dhe foshnja jeni të shëndetshëm”, ose, “Më vjen keq që ke pasur një abort spontan, por është koha të lëvizësh përpara; ishe vetëm 6 javëshe shtatzënë në fund të fundit. Thjesht ji mirënjohëse që e pate mundësinë të ngeleshe shtatzanë në radhë të parë”.

Të detyrosh dikë të kalojë tragjedinë dhe traumën para se të jetë gati nuk funksionon dhe është emocionalisht e dëmshme. Ne duhet të përpunojmë ndjesitë dhe të pikëllohemi para se të fillojmë të shërohemi. Dhe sinqerisht, e kundërta është mungesë respekti.

Pozitiviteti toksik nuk është thjesht diçka që ia bëjmë njëra-tjetrës; e bëjmë edhe për veten tonë.

Kur turpërohemi se ndiejmë diçka negative, ne po sforcojmë pozitivitetin toksik mbi veten tonë.

“Unë nuk duhet të shqetësohem që kam humbur punën, kam kaq shumë për të qenë mirënjohës”, ose, “Ndihem fajtore pasi jam stresuar gjatë pandemisë. Unë gëzoj shëndet, duhet të përqendrohem vetëm te kjo”. Kur kjo gjë ndodhë, ne ndiejmë turp. Turpi është problematik sepse shpesh mund të na ndalojë të ndërmarrim veprime për të marrë ndihmë.

Për shembull, nëse kemi turp për depresionin tonë pas lindjes, ka shumë gjasa ta fshehim atë ose t’i themi vetes që duhet të heqim dorë prej tij. “Unë duhet të jem shumë e lumtur tani. Nuk duhet të ndihem kështu”. Nga ana tjetër, kur i lejojmë vetes të kemi edhe ndjenja të këqija, mund t’i afrohemi atyre me më pak vetëgjyqësi. “Jam ndjerë vërtet e pakënaqur kohët e fundit. Pyes veten nëse ka diçka që nuk shkon. Do të telefonoj mjekun.”

Zgjidhja për pozitivitetin toksik është e trefishtë: të mirëpresim negativin, të rrisim ndjeshmërinë tonë dhe të përqafojmë frazën: “Po, edhe”.

Për të pranuar negativitetin: Këtu është një e vërtetë jetësore: Hijet janë po aq reale sa drita. Ato janë të rëndësishme, të vlefshme dhe plot mësime – plus injorimi i tyre nuk i zhduk. Nëse, kur dikush tregojë se ndihet keq, ne do t’i rezistonim dëshirës për të thënë “ndalo” dhe në vend të kësaj themi “po” – imagjinoni sa më e dhembshur do të ishte bota jonë.

Ne kemi nevojë për të rritur nivelet tona të ndjeshmërisë dhe të largojmë pozitivitetin toksik nga kultura jonë.

Ju mund të jeni mirënjohëse që keni shëndetin dhe të stresuara gjatë pandemisë.

Ju mund të besoni se ka njerëz të mirë në botë dhe të luftoni kundër racizmit institucional.

Ju mund ta doni mëmësinë dhe të mbingarkoheni nga ajo; të doni fëmijën tuaj dhe të mos pëlqeni aspektet e kujdestarisë; të ndiheni me fat që jeni nënë dhe t’ju mungojë vetja para mëmësisë; të doni fëmijën tuaj dhe të keni nevojë për një pushim prej tyre; të doni punën dhe të prisni fundjavën. Ky është koncepti: Po, dhe.

Sepse kjo është jeta. Është e mrekullueshme dhe tragjike, e mërzitshme dhe tërheqëse, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht.

Dhe sa me fat jemi që jemi këtu për njëri-tjetrin përmes gjithë kësaj?

Lexo edhe: 10 mënyra efektive për të mbushur me pozitivitet shtëpinë tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X