“Postoj foto duke ushqyer me gji sepse dua vëmendje”

0 0

 

Ushqyerja me gji është një temë që ende shkakton shumë debat dhe polemika e aq më tepër kur bëhet fjalë për ushqyerjen në publik. Ka shumë vende që e mbrojnë me ligj gjidhënien në ambiente publike, por megjithatë kjo nuk i shmang komentet negative të njerëzve keqdashës për nënat që bëjnë diçka të tillë.

Me një situatë të tillë është hasur edhe Jennifer Mancuso, një nënë që iu kërkua në kopshtin e fëmijëve të saj, ta ushqente të voglin në një ambient privat të mbyllur.

Nisur nga kjo situatë, ajo është nxitur të dalë në mbrojtje të një kauze që prek shumë nëna kudo në botë.

Kështu, Jennifer ka postuar foto në rrjetet sociale, ku duket duke ushqyer me gji në publik.

” Po, po i shpërndaj fotot e mia për vëmendje. Po, po e kam me të vërtetë, dua vëmendje. Dua të tërheq vëmendjen e nënave të tjera, që të lexojnë historitë e mia, të shohin fotot e mia dhe të gjejnë kurajë e frymëzim për veten e tyre. Nëse një postim ndihmon kaq shumë nëna në botë, ai postim ia vlen të bëhet”.

Por, pavarësisht gjithë qëllimit të saj pozitiv, dhe gjithë mbështetjes që ka pasur nga nënat në gjithë botën, sërish nuk kanë munguar komentet negative, ofenduese dhe turpëruese ndaj saj. Ajo thotë se këto komente vetëm sa e frymëzojnë më tepër, sepse i tregojnë se ka akoma punë për të bërë lidhur me këtë çështje.

gjidhenia ne publik

Lexo edhe: Gjidhenia ne publik nuk ka lidhje me seksualitetin, mesazhi i modeles

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X