Postoi video të mbesës që po “i jepte gji” kukullës, fansat “masakrojnë” me kritika gruan e aktorit

0 0

Bashkëshortja e aktorit të njohur Steve Harvey është kritikuar shumë në internet pasi publikoi një video të mbesave të saj të vogla që luanin sikur po i jepnin gji kukullave.

Mirëpo si një gjyshe super protektive Marjorie Harvey u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që lojën e vajzave të mitura e quajtën “të papërshtatshme”:

Kur është fjala për ushqyerjen me gji, të gjithë kanë të njëjtin mendim. Dhe siç e tregoi postimi i kësaj gjysheje, kritikuesit nuk kursejnë as vajzat e vogla që bëjnë sikur luajnë me kukulla.

Të hënën, më 14 janar, gruaja e Steve Harvey publikoi një video të mbesave të saj Rose dhe Elle teksa ushqenin kukullat “me gji”. Në klip, dikush i pyet vajzat e vogla se çfarë po bëjnë. Rose, katër vjeçe, përgjigjet me ëmbëlsi: “Ne po ushqejmë foshnjat tona”, dhe kushëriri i saj Elle, tre vjeç, shton shpejt, “Nga gjinjtë tona!”

Rose ka një vëlla katër muajsh të cilin ajo e sheh teksa e ëma Amanda Harvey e ushqen me gji. Gjyshja e vogëlusheve ashtu si shumë komentues ishte kënaqur me këtë veprim të tyre dhe i postoi në Instagram. Por pati shumë komente negative të tipit “kjo është e papërshtatshme”, “kjo s’është në rregull apo “e trishtueshme”

“Oh zot, a mundet t’i lëmë fëmijët të bëjnë vetëm gjëra që bëjnë fëmijët. Vetëm sepse nëna bën atë që bën kjo s’do të thotë që fëmijët duhet t’i lëmë të imitojnë. Ato do të kenë kohë më vonë që të çmojnë ushqyerjen me gji të fëmijëve të tyre”, komentonte një tjetër kritik.

Por Marjorie, një nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshja e pesë nipërve dhe mbesave nuk u shqetësua aspak nga këto komente por ju kthye atyre.

“Është e qartë që disa nga ju nuk ushqehen me gji,” tha ajo me shaka. “Ndoshta ky është problemi. Disa nga ju kanë nevojë për një përqafim”.

Ajo sqaroi se është e vërtetë që ushqyerja me gji ose edhe e kundërta është një vendim për nënën dhe jo për masat. Duke ndihmuar fëmijën të kuptojë ushqyerjen me gji që në një moshë të re, është një mënyrë e mirë për të normalizuar këtë proces. Pas gjithçkaje mbesat e mia e kuptojnë se fëmijët udhqehen me biberon ose me lugë, por mënyra natyrore ju erdhi atyre më e pëlqyeshme për të “ushyqer kukullat”.

Patricia A. Evans, NP, CNM, infermiere dhe mami e infermierëve të certifikuar në MemorialCare Medical Group në Fountain Valley, California, tha: “Ushqyerja me gji është një vendim personal dhe individual dhe ju kurrë nuk duhet të ndiheni fajtorë, e as të gjykoni vendimin tuaj në asnjë mënyrë.”


View this post on Instagram

Rose and Elle breastfeeding dolls

A post shared by Marjorie Harvey (@marjorie_harvey) on

Lexo edhe:Kukulla njesoj si femijet me aftesi ndryshe






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X