X

Nje informacion i përgjithshëm

Kjo është një deklaratë privatësie e cila përcakton mënyrën si pernenat.al do të ruajë dhe përdorë informacionin që ka të bëjë me ju, dhe kjo vlen për të gjitha veprimet që do të kryhen brenda portalit. Pernenat.al është një nën mbrojtjen e Invocrown shpk (L61906518Q) e cila angazhohet për të ruajtur privatësinë tuaj. Faqja jonë e internetit është strukturuar në mënyrë të tillë që ju të na vizitoni pa qënë nevoja të zbuloni të dhënat tuaja personale. Pasi të keni vendosur një informacion me të cilin do të regjistroheni dhe më pas identifikoheni, duhet të jeni të sigurt se ky informacion do të përdoret vetëm me këtë qëllim. Kjo sigurohet në bazë të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008,  për Mbrojtjen e të Dhënave.

Pernenat.al angazhohet të ruajë të gjitha të dhënat tuaja dhe të mbrojë privatësinë tuaj, kemi marrë të gjitha masat thelbësore për të siguruar këtë.

Ne mbledhim informacionin e mëposhtëm

Në momentin që bëhet regjistrimi ne kërkojmë informacionin tuaj (emrin, mbiemrin, adresën tuaj të emailit dhe një fjalekalim personal), të cilat do të jenë tepër të mbrojtura.

Si përdoret informacioni i mësipërm?

Këto të dhëna do të përdoren vetëm për të pasur mundësi të logoheni dhe të lexoni artikujt e portalit. Gjithashtu në adresen tuaj të emailit mund t’ju vijnë artikuj për të cilët ju keni treguar interes.

Ne nuk përdorim të dhënat personale të përdoruesve për asnjë qëllim tjetër si për shembull: shitje, shpërndarje në persona të tretë, sepse e kundërta ndëshkohet me ligj.

Portali pernenat.al ka si qellim

T’ju informojë duke përdorur si mjet artikuj të ndryshëm që kanë burimin nga: revista mjekësore, portale të huaja dhe tepër serioze, gazeta online, të dhëna nga mjekë të ndryshëm, të dhëna të nxjerra nga sondazhet e zhvilluara në portal, si edhe informimin nëpërmjet diskutimeve online. Portali ka qëllim informues dhe aspak zëvendësues apo kundërshtues të fjalës së ekspertëve.