Kish’ disa muaj pa gjumë
Pa ngrënë një gjellë të mirë
Me të voglin merrej ditë-natë
Në mbrëmje, në të gdhirë!
Telefonin e mbante në dridhje
I vogli të mos zgjohej
Kercente përqafuar më të
Kur qante, të qetesohej!
Me vjehrrën nuk shkonte shumë
Rrallë flisnin, nga pak
Shoqet të gjitha në punë
Të ëmën e kishte larg!
I shoqi vinte i lodhur
Më të qëndronte rrallë
U desh ama shumë pak
Sërish të ngelej me barrë!
Testi u skuq dy herë
Ajo u zverdh në çast
Si do e rriste të voglin
Me tjetër fëmijë në bark?!
I vogli donte të pinte
E qante pa pushim
Ajo mendoi s’do mundej
Për të ishte ndeshkim!
I vogli donte kohe
I vogli donte ushqim
Nuk sillej nje i dytë
Kjo rrugë kerkonte kthim!
Sado që u mendua
Me zemren që përpëlitej
Nuk mundej, me të dytin
Do çmendej, do sfilitej!
Ndaj truri shumë i lodhur
Papritur i dha urdhër
Nuk mendoi më gjatë
I ra me qark të shkurtër!
Fetusin abortoi
Herët, në një klinikë
Këtej derdhej gjaku
Andej loti, pikë-pikë…
O nena jetesjellëse
Me ju po flas, me ju
Mos lendoni shpirtin
Ne një moment “pa tru”!
Duket si ndeshkim
Por jo, nuk është në fakt
Zoti të bekon dy herë
Në krahë edhe në bark!
SILDA MEHMETI
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu