Po prisni të sillni në jetë një fëmijë? Bëni përgatitjet e duhura!
- Takohuni me nëna të tjera. Këshillat e tyre do të jenë shumë të vlefshme për ju.
- Organizoni vendin e larjes. Govata e fëmijës duhet të jetë e vendosur në vendin e saj në mënyrë që pas lindjes të mos e spostoni atë vazhdimisht.
- Merrni sende me shumicë. Bebelina, letra të lagura, krem, shampo etj. Pas lindjes pazari mund të jetë gjëja e fundit që mund të coni nëpër mend.
- Krijoni atmosferën e duhur. Shtëpia juaj duhet të jetë sa më e rehatshme dhe praktike, për këtë arsye mund të kaloni në plan të dytë pamjen e saj.
- Lani dhe hekurosni të gjitha rrobat e bebes. Kjo nuk është diçka që do të keni shumë dëshirë ta bëni pas një nate të kaluar pa gjumë apo orësh të tëra së të ushqyerit me gji.
- Pastroni shtëpinë. Nëse keni energji dhe dëshirë mund të pastroni shtëpinë në mënyrë që ajo të jetë gati për të mirëpritur të porsalindurin dhe sigurisht vizitorët!
- Përgatisni disa vakte. Mund t’i ruani ato në ngrirje të frigoriferit.
- Siguroni një mënyrë të përshtatshme për ngrohjen e shtëpisë. Mbani mend se temperatura duhet të jetë midis 20-23 gradëve.
Lexoni dhe:Si duhet te jete higjiena e bebes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu