Po sjellim ne jete nje vajze, disa fakte te mrekullueshme

0 0

Disa prindër mezi presin të mësojnë gjininë e fëmijës së tyre. Shumë prej tyre dëshirojnë të jetë djalë dhe shumë prej tyre dëshirojnë të jetë vajzë. Ndodh shpesh që nëna e ardhshme të dëshirojë të sjellë në jetë një vajzë, një vajzë të cilën ta veshë ashtu si do ajo. Dhe këto mendime ja tregon dhe bashkëshortit dhe të dy bashkë mendojnë për jetën e bukur familjare që i pret pas ardhjes në jetë të fëmijës. Por sjellja në jetë e një vajze mbart shumë gjëra të mrekullueshme në vetvete. Le t’i shohim cilat janë ato.

Rrobat

Padyshim që ndër të parat do të ishin rrobat. E si mund të mos përmenden fustanet e bukura me lule shumëngjyrëshe, apo ato fundet me ngjyrë rozë dhe të kuqe? Dhe një nënë e di që mundësitë e zgjedhjes janë të pafundme, veshje të ndryshme që do ta bënin vajzën të dukej një kukull e vërtetë.

Veçanërisht getat

Nuk ka asgjë më të bukur dhe më të vecantë se getat. Ato mund të vishen poshtë një fustani të bukur, apo me një bluzë të gjatë. Janë një aksesor shumë i veçantë që vetëm vajzat mund ta përdorin.

Karficat e flokëve

Llastika me ngjyra të ndryshme, karfica me lule dhe perla të vogla, kurora me lule të mëdha, përbëjnë një arsye më shumë për të qënë e mrekulluar që po sillni apo keni sjellë në jetë një vajzë!

Është më e lehtë të gjeni një emër që t’ju pëlqejë

Mendohet se gratë shtatzëna hasin më shumë vështirësi në përzgjedhjen e një emri djali, dhe këtë teori e mbështesin shumë prindër. Ata thonë se të gjesh një emër vajzash që të të pëlqejë pafund është shumë herë më e thjeshtë se të gjesh për djalë.

Ajo do të jetë si ti!

Kjo është një arsye që shpesh i bën burrat të shpresojnë që gruaja e tyre të sjellë në jetë një djalë, dhe gratë të duan të sjellin në jetë një vajzë. Ata mendohet se shikojnë tek fëmija veten e tyre, sidomos nëse nuk kanë motër ose vëlla më të vogël.

Ju e dini se çfarë ajo do të kalojë

Duke qënë se edhe vetë jeni femër e dini se çfarë vajza juaj do të kalojë në jetë (puberteti, shoqëria, një lidhje dashurie) dhe për pasojë do të dini se cfarë t’i thoni në çdo moment që ajo do të ketë nevojë për këshillën tuaj.

Ajo nuk do të urinojë në fytyrën tuaj!

Këtë, nënat që kanë fëmijë djem, e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë. Nëse keni sjellë në jetë një vajzë gjatë ndërrimit të pelenës mund të rrini e qetë pasi ajo nuk do të mund të urinojë në fytyrën apo rrobat tuaja. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ta bëjë këtë në çarçafin e krevatit ku po e ndërroni, për këtë arsye merrni masat e duhura.

Ajo do të mund të vishet si ju

Vajza juaj do t’ju shikojë si ju visheni dhe zbukuroheni çdo ditë dhe në një moment ju mund të dojë të luajë “me mama”. Do të dojë të futë këmbët e saj të vogla tek këpucët tuaja me taka, do të vendosë një çantë në sup, dhe pasi me shumë mundësi do të ketë vendosur disa prej tualeteve tuaja në fytyrë do të bëjë një “mini sfilatë” nëpër shtëpi. Në momentin e parë ajo do të ndihet shumë e lumtur që ju po argëtoheni dhe më pas do të mundohet t’ju “fitojë zemrën” duke u veshur dhe sjellë njësoj si ju.

Më pas do ta shihni si transformohet në “vajza e babit”

Gjatë foshnjërisë ajo do të dojë të qëndrojë më shumë në krahët tuaj. Duket se asgjë dhe askush nuk do të mund t’ju ndajë asnjëherë, dhe babai ndoshta do të duket gjithmonë e më shumë në plan të dytë. Por me rritjen gjërat ndryshojnë dhe ndoshta do ta gjeni shumë shpesh të kërkojë babin t’I lexojë një përrallë, babin ta çojë në shtrat për të fjetur, babin të luajë me lojën e saj të preferuar, dhe ju do të shijoni pafund këtë marrëdhënie dashurie të krijuar mes tyre.

Lexoni edhe: Vajzat rriten me shembullin tonë, le t’i mësojmë të duan veten

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X