“Po sikur ta kishe djalin me atuizëm?”, përgjigja epike e nënës

0 0

Kur Amy Schumer doli në skenë dhe u tregua jashtëzakonisht e sinqertë në lidhje me diagnozën e autizmit të burrit të saj, ne e duartrokitëm atë. Dhe këtë javë, kur një komentuese në internet e pyeti se si do të ndjehej nëse djali i tyre është gjithashtu i këtij spektri, është për t’u duartrokitur përgjigja gazmore e saj.

“Unë do të doja të shihja një dokumentar që ju të zbuloni se bashkëshorti juaj është diagnostikuar me autizëm dhe se si ju përballeni me mundësinë që fëmija juaj të jetë i spektrit të autizmit gjithashtu ”, ka shkruar komentuesja.

“Si do ta përballoj? Nuk e shoh si një gjë negative,” u përgjigj Schumer. “Burri im është personi im i preferuar që kam takuar ndonjëherë. Ai është i sjellshëm, i qeshur, interesant dhe i talentuar dhe e admiroj. A duhet të shpresoj që djali im të mos jetë i tillë? Unë do t’i kushtoj vëmendje dhe do të përpiqem t’i siguroj mjetet që ai ka nevojë për të kapërcyer çfarëdo sfide që t’i dalë përpara si të gjithë prindërit. Do të zhgënjehem nëse i pëlqente teoria e Big Bang dhe Nascar jo nëse ai ka autizëm”.

Ne jemi aq të lumtur që Schumer ka përdorur platformën e saj për të treguar se neurodivergjenca nuk është diçka e tmerrshme dhe se të qenurit me autizëm nuk ka asgjë për të cilën të turpërohet.

Disa komentues të internetit kanë theksuar se burri i saj, Chris Fischer, nuk është përfaqësues i të gjithë njerëzve autikë. Kjo është padyshim e vërtetë, ai është një prej tyre dhe ka shumë, shumë njerëz që jetojnë me autizëm. Si një kuzhinier i suksesshëm, Fischer ka nevoja të ulëta mbështetëse ndërsa personat e tjerë të diagnostikuar  mund të kenë nevoja të larta mbështetjeje, të jenë jo-verbalë dhe të kërkojnë terapi për t’i ndihmuar me sjelljet e përsëritura, ngurtësinë dhe fiksimet.

E thënë thjesht, autizmi është një çrregullim i një spektri të gjerë, që do të thotë se familje të ndryshme jetojnë realitete të ndryshme dhe kanë ndjenja të ndryshme për të.

Për familjen e Schumerit, autizmi nuk është një gjë negative, por nëse dikush tjetër ka përjetime më të rënda dhe negative, nuk ka asgjë të gabuar.

Lexo edhe: Punonjësja e parkut, superheroina për fëmijën me autizëm






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dhimbja e veshit te fëmijët,...

E fortë, e vazhdueshme, e papritur, e qëndrueshme: dhimbja e veshit është një çrregullim që mund të ketë karakteristika të ndryshme dhe që është shumë i zakonshëm tek fëmijët, në...

Sindroma e përhapur së fundmi...

Virozat e stinës ka qenë tema e diskutuar ditën e djeshme në programin "Rudina" dhe e ftuar për këtë çështje ishte pediatrja Sonila Brati. Në studio u diskutua për numrin...

Fillimi i çerdhes/kopshtit, kur prindërit...

​Shumë prindër sot zgjedhin çerdhen dhe kopshtin si alternativën më të mirë për të lënë fëmijët e tyre krahas dadove apo gjysheve. Me gjithë përfitimet që sjell përfshirja e një...

Covid 19, më pak fëmijë...

Një nga tiparet që karakterizuan sezonin e kaluar ishte zhdukja e sëmundjeve infektive tipike të fëmijëve dhe mbi të gjitha rënia drastike e shtrimeve në spital dhe hyrja në urgjencë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X