Po shkoj ne shkolle per here te pare

0 0

“Hyrja për herë të parë në shkollën fillore shënon përfundimin e proçesit të rritjes së fëmijës, një proçes që e ballafaqon atë me botën reale, atë të bazuar në rregulla të qarta, duke e nxjerrë kështu nga bota subjektive në të cilën ka qënë duke jetuar deri tani”, shprehet psikologia Simonetta Gentile, e cila është pjesë e stafit së repartit të pediatrisë në spitalin “Bambino Gesu” të Romës. “Fëmijës tani dhe në vazhdim i duhet të përshtatet me realitetin e ri në të cilin do të jetojë. Atij do t’i duhet të dalë nga kufiri mbrojtës i shtëpisë, dhe i vetëm me një “bagazh” të krijuar gjatë 6-7 viteve të para do të njihet me sfida dhe rreziqe të reja”.

Dëshironi që fëmija juaj të ketë një jetë shkollore të qetë? Atëherë përpiquni të veproni si një skuadër në familjen tuaj, duke mbështetur njëri-tjetrin në momentet që do të jeni në vështirësi dhe do të keni nevojë për dikë. Familja ka një ndikim shumë të madh në aftësinë e fëmijës për tu ambientuar në klasë, për të kaluar pengesat si edhe për tu mirëintegruar në shoqërinë e shkollës. Sipas psikologes, një profil familjar problematik, do të shkaktonte edhe një problem të dytë. Sipas saj nga një familje e “ftohtë” dhe jo pjesëmarrëse në jetën dhe rritjen e fëmijës, do të bëntë pjesë të shoqërisë një fëmijë agresiv, i cili do të shfaqte vështirësi në të bashkëpunuarin me bashkëmoshatarët e tij, si edhe do të shfaqte prirje për të mos respektuar rregullat. Dhe janë pikërisht prindërit e një familje të tillë që shpesh nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur ditës së parë të shkollës.

Një profil problematik do të ishte edhe ai “hiper mbrojtës”

Edhe një profil i tillë prindërish do të ndikonte negativisht në krijimin e identitetit të fëmijës, i cili ndoshta në fillim të semestrit nuk do të shfaqe probleme, por me kalimin e kohës mund të krijonte brenda vetes ndjenja ankthi ose izolimi nga shokët e klasës si edhe mësuesit.

Ky është një profil i një familje me të cilën mund të ndeshemi shpesh në jetën tonë, ose mund të jemi një prej tyre, duke qënë se në kohët e sotme prindërit kanë tendencë të shqetësohen edhe atje ku nuk është e nevojshme. Disa prindër mund t’i përsërisin vazhdimisht fëmijës se duhet t’i bindet mësueses, e mbytin me pyetje pasi është kthyer nga shkolla, nuk i krijojnë hapësirën e duhur emotive për tu përshtatur me këtë ngjarje të re të jetës së tyre etj. Rezultati i gjithë kësaj do të jetë një fëmijë që hyn në klasë i tendosur, i konsideron shokët e klasës “armiq” dhe mendon se mësuesja është një gjykatëse. Qoftë në familjet pak prezente, po ashtu edhe tek ato hiper-mbrojtëse, sjellja e prindërve do të ndikojë tek ndjenjat e fëmijës.

“Robinson”, shembulli perfekt!

“Robinson” është një familje amerikane, e cila është bërë shumë e famshme për mënyrën si silleshin pjesëtarët me njëri-tjetrin, është shembulli i familjes së përmendur më lart, në të cilën çdo pjesëtar kujdesej dhe mbështeste tjetrin në çdo moment. Pra edhe në rastin tuaj ndjenjat e fëmijës duhet të jenë më të rëndësishmet, duke u përpjekur ta dëgjoni gjithmonë dhe ta bëni të ndihet i sigurt, gjithmonë duke e respektuar intimitetin e tij emotive. Fëmija mbi të gjitha ka shumë nevojë të ndihet i sigurt gjatë ditëve të para të shkollës dhe këtë mund ta bëjë vetëm nëse ju do t’i transmetoni një ndjenjë të tillë.

Është fëmija në gjendje të përballet me këtë realitet të ri?

Në përgjithësi po, sepse fëmija rreth moshës 5-6 vjeçare arrin të krijojë një pavarësi të mjaftueshme personale. Ai fillon të jetë më i nëdrgjegjshëm në lidhje me veten dhe të tjerët, por mbi të gjitha fillon të eksperimetojë kënaqësinë e të mësuarit të gjërave dhe realiteteve të reja.

Natyrisht që mendohet se fëmija në vitet më parë ka arritur të krijojë një bagazh njohurish në bazë të aftësive të tij motorike, koordinimit të tij viziv-motorik, aftësive të tij dëgjuese dhe vizive, aftësive linguistike, aftësive të tij për të qënë i vëmendshëm si edhe për të bashkëpunuar në mënyrë simbolike. Gjithashtu mendohet se fëmija deri në këtë moshë ka mësuar të hyjë në kontakt me të tjerët, të respektojë kufijtë e tjetrit si edhe të respektojë rregullat e grupit.

Disa këshilla për ditët e para

Zakonisht fëmijët e përjetojnë në mënyrë tepër natyrale dhe më shumë krenari fillimin e shkollës fillore, pasi për ta kjo është shkolla e “të rriturve”. Por mund të ndodhë që në momentin që do të përballen me realitetin, mund të ndihen të huaj me rregullat dhe aktivitetet ndryshe nga të cilat ishin mësuar të bënin më parë. Në këtë fazë një rol shumë të rëndësishëm luajnë edhe mësuesit, të cilët duhet të informojnë në mënyrë shumë të plotë dhe të qartë nxënësit në lidhje me shkollën fillore, për atë çfarë ata duhet të bëjnë, por edhe në lidhje me kohën që do t’i dedikohet lojës dhe veprimtarive krijuese, veprimtari të cilat për ta mund të konsiderohen si një urë lidhëse me të shkuarën.

Është shumë e rëndësishme gjithashtu që edhe prindërit të përfshihen në këtë fazë, duke dhënë një shembull të mirë si edhe duke e ndihmuar fëmijën të jetë i përgjegjshëm, të respektojë oraret dhe rregullat, të kujdeset për pajijsjet shkollore etj. Edhe pse janë të vegjël, fëmijët mund të mësojnë shumë mirë të përmbushin detyrat si edhe të respektojnë rregullat nëse janë shprehur në mënyrën e duhur.

Mund të ndodhë që fëmija të mos përshtatet në mënyrën e duhur me këtë realitet të ri në jetën e tij, dhe për pasojë tek ai mund të shfaqen fenomene të regresive dhe kriza ankthi si për shembull, zgjimet gjatë natës, enureza (urinimi i pavullnetshëm në shtrat), mbyllja e vazhdueshme e syve (pulitja) etj. Në lidhje me këtë psikologia shprehet se do të jetë një fazë kalimtare për të cilën prindërit nuk duhet të shqetësohen, pasi kjo gjendje fillon të përmirësohet në momentin që fëmija fillon të ndihet më i sigurt në lidhje me situatën e re. Ju duhet të lajmëroni mësuesen e fëmijës në lidhje me këtë në mënyrë që bashkë ta ndihmoni atë të krijojë më shpej sigurinë që i duhet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X