Po, po, kushdo mund te drejtoje ne ditet e sotme…

0 0

E mërkurë, 14 gusht 2019, luhet finalja e UEFA SUPERCUP midis dy superklubeve evropiane, me saktë angleze pasi të dy ekipet fituese të dy kompeticioneve të ndryshme janë të së njëjtit shtet.

Të dy ekipet vijnë pas një sezoni të suksesshëm, me objektiva të realizuara, me ndryshime në formacionet përkatëse, por mbi të gjitha me synime të reja, përmirësuese për ekipet e tyre.

Deri më tani mund t’ju duket thjesht si një lajm sportiv, dhe futbollndjekësit normalë do të ishin në pritje të shpjegimeve përfundimtare për formacionet përkatëse të cdo ekipi, për skemat e tyre, statistikat e përballjeve të tyre etj, etj…

Por jo, arsyeja kryesore e publikimit të këtij lajmi është përcimi i një mesazhi po aq madhor sa është në thelbin e vet misioni frymëzues që futbolli apo cdo sport tjetër ka për cdo të ri apo të re, të pasur apo të varfër, nga SHBA, Evropa, Afrika apo cdo kontinent, shtet, i madh apo i vogël qoftë, në popullsi apo edhe në sipërfaqe.

Sot gjyqtarja, personi pergjegjës që do të gjykojë 22 burra për veprimet e tyre gjatë ndeshjes (por edhe këdo tjetër që bën pjesë në stolin e cdo ekipi) do të jetë një 35 vjecare, Stephanie Frappart, e lindur në Francë, e para grua që po gjykon një ndeshje të një niveli të tillë për një nga kompeticionet më të mëdha të ekipeve për burra në Evropë.

Është thjesht magjike, të kuptojmë, të vlerësojmë por mbi të gjitha të besojmë dhe të luftojmë për cdo ëndërr që ne, vajzat, gratë apo nënat kemi.

E sigurt është që Stephanie është e para, por akoma më e sigurt është që pas kësaj ndeshjeje do të vijojnë të tjera gra, vajza që do të gjykojnë të tilla kompeticione (organizata, institucione), që më së shumti ndiqen dhe praktikohen nga djemtë dhe burrat, por që jo domosdoshmërisht gjinia do të mund të kufizojë ëndrrat, dëshirat, pasionet e cdo individi.

Legjenda e Chelsea-t, trajner i sapokonfirmuar, Frank Lampard i entuziazmuar për këtë moment është shprehur: “Ky është një moment historik për të gjithë ne dhe jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij momenti. Në fakt më duhet të përmend që bota e futbollit është treguar disi e ngadaltë për të emëruar gra në ndeshje të një rëndësie të tillë.”

Stéphanie Frappart_e para gjyqtare

Ndaj burra dhe gra, vajza dhe djem, nëna dhe baballarë, tregoni kujdes që që nga fëmijëria e hershme e derisa të mundeni për të mos ndikuar në krijimin e ndasive gjinore në aktivitete e lojëra të ndryshme të cilat shpesh i ndajmë si lojëra për djem, ngjyra për vajza, profesione për burra, aktivitete për gra. Edhe pse vetë struktura dhe organizmi i trupit të njeriut ndikon që profesione të ndryshme të kenë rezultate më të larta nga gjini të ndryshme, kjo s’duhet në mënyrë absolute të na pengojë të provojmë të realizojmë qëllimet apo ëndrrat tona.

Faleminderit  Stephanie! Ti sot po na frymëzon!!! <3






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X