Po, ky ishte shembulli im pozitiv për sot

0 0

Janë të shumtë personat që ankohen nga shërbimi i punonjësve në institucionet ku drejtohemi për të marrë shërbime si: bankat, fakultetet, gjykatatat, bashkitë etj. Ndoshta me të drejtë. Ndoshta arroganca dhe mungesa e konsideratës është vërtet e lartë në shumë institucione në vendin tonë.

Kjo gjë nuk mund të matet ekzaktësisht dhe për të mund të flitet vetëm në bazë të opinioneve personale, por ajo që pashë në një bankë në qytetin ku banoj më befasoi dhe më riktheu besimin në humazmin aq shumë të munguar në të përditshmen tonë mekanike.

Ishin orët e fundit të pasdites, pak përpara se banka të mbyllej dhe njerëzit po dyndeshin me nxitim. Nuk ka nevojë të thuhet se çdo punonjës ishte i lodhur dhe me të drejtë, ndoshta mezi priste të përfundonte punën për t’u kthyer në shtëpi.

Mes klientëve të fundit, erdhi një zotëri me një vajzë të vogël jo më shumë se katër vjeçare. Ai u drejtua në një nga sportelet e bankës dhe pas disa minutash e bija filloi të qante duke pëshpërtitur “dua ujë”. Është e kuptueshme se fëmija në atë moshë nuk mund të kontrollojë një nevojë fizike dhe mosplotësimi i saj e bën nervoze, të papërmbajshtme dhe ekspresive. Vajza iu afrua makinetës së ujit, por aty nuk kishte gota.

Ndërkohë, dukej qartë që i ati u vu në siklet. Herë drejtohej nga sporteli ku po merrrte shërbimin, herë shkonte drejt së bijës, të cilën nuk dinte si ta pushonte. Ajo vazhdonte të qante sepse ishte e etur.

Një punonjëse, e mbytur në letra, shkresa dokumente, e cila nuk po merrej fare me zotërinë, sepse ai po vepronte në një tjetër sportel, u ngrit nga karrigia dhe dhkoi drejt një dhome. Doli që aty e mërzitur dhe i tha vajzës së vogël: “Kishin mbaruar gotat, zemër, por më prit këtu se erdha”. Shkoi në një dhomë tjetër dhe erdhi që aty me një gotë, të përshtatshme për mbajtjen e kafes. “Ta mbush teta këtu”, i tha vogëlushes dhe e ndihmoi të pinte ujë.

Vajza pushoi së qari, e falënderoi dhe secili vazhdoii qetë punën  e tij.

Çfarë gjesti dhe çfarë shembulli pozitiv sesi duhet të ofrohen shërbimet në një institucion, por mbi të gjitha si duhet të mbetemi ende njerëz, nën kostumin e punës që veshim.

Na shkruani rastet tuaja, me shembuj pozitivë që ndehsni gjatë ditës suaj.

Lexo edhe: 10 mënyra efektive për të mbushur me pozitivitet shtëpinë tuaj

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X