Kërkoni një shtatëzani? Kujdesuni si fillim për ushqimin që vendosni në tryezën tuaj. Ja çfarë nuk duhet asnjëherë të mungojë në dietën tuaj ushqimore:
- Në treg mund të gjeni lloje të ndryshme orizi. Ai duhet të jetë “parboiled” ose integral.
- Frutat dhe perimet. I lini më shumë hapësire konsumimit të atyre me përmbajtje të vitaminës C si: agrumet, kiwi, mollët, luleshtrydhet, dardhat, frutat e pyllit, domatet, specat dhe brokoli.
- Buka dhe makaronat. Edhe në këtë rast do t’ju këshillonim të zgjidhnit ato integrale. Një këshillë tjetër që mund t’ju japim është edhe zierja e makaronave në mënyrë jo të plotë (al dente) kjo pasi kështu organizmit do t’i nevojitet më shumë kohë për të shndërruar karbohidratet në sheqerna.
- Drithërat e mëgjesit. Ato mund të konsumohen edhe si ushqim ndërmjet vakteve dhe do t’ju këshillonim të përdornit ato integrale të cilat janë më të pasura me fibra. Falë tyre përthithja e elementëve ushqyes zgjat më shumë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu