“Po jam nëna e dy djemve dhe jam shumë e lumtur për këtë”

0 0

“Herën e parë që më ndodhi ishte para se të lindja djalin e dytë. Isha duke biseduar me një zonjë të moshuar në radhën e postës kur ajo më pa barkun e fryrë, më buzëqeshi dhe më pyeti se çfarë e kisha.

“Djalë,” i thashë. “Një vëlla për djalin tim dy-vjeçar Ruadan.”

“Hajt, mos u mërzit”, mu përgjigj ajo dhe më mbylli syrin. “Mund të provosh përsëri për të pasur një vajzë”.

U befasova shumë por buzëqesha dhe i thashë se e vetmja gjë që doja ishte të kisha një fëmijë të shëndetshëm.

Që kur u bëra mamaja e “vetëm” djemve pasi djali im, Don, lindi 15 muaj më parë, jam mërzitur shumë me supozimin që duhet të tentoj sërish për të pasur një vajzë.

Komentet e shumta rreth dëshirës për të blerë rroba ngjyrë rozë, apo të kesh një mikeshë të vockël janë vazhdimisht dhe të pandërprera. Madje edhe Princ Harry ka thënë se do të dëshironte të kishte një vajzë kur Meghan akoma ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Mua më pëlqejnë “miqtë” e veckël dhe nuk është e thënë që ata të jenë patjetër vajza.

Laura, një shoqja ime e cila ka gjithashtu dy djem thotë se “djali është yt bir deri sa të martohet ndërsa vajza jote është bija jote deri në fund të jetës.””

Kjo ndodh edhe në anën tjetër, prindërit e vajzave i nënshtrohen të njëjtit insistim se ata duhet të provojnë sërish për një djalë.

James, baba i katër vajzave e ndien veten më pak baba se ç’është në të vërtetë për shkak se akoma nuk ka një djalë.

Sipas psikoterapistit Jane Barnfield-Jukes, ne jemi kushtëzuar shoqërisht që të besojmë se familja “e përsosur” duhet të përfaqësojë të dyja gjinitë.

Terapeutët e quajnë atë efekt Disney, pasi ne po përjetësojmë mitin e familjes ideale se duhet të kemi të paktën një fëmijë të çdo seksi, përndryshe dinamika e saj mungon në një farë mënyre. Është një koment relativisht modern, sepse familjet e dikurshme ishin më të mëdha kështu që kishin më shumë gjasa të kishin një përzierje fëmijësh dhe gjinish.

Kështu në vend që thjesht të vlerësojë fëmijët për atë që janë në të vërtetë, e gjithë shoqëria në fakt pret që ata të kryejnë rolet specifike sipas gjinisë së tyre.

Komentet zakonisht bëhen pa qëllim por ndikojnë tek prindërit të cilët në njëfarë mënyre mendojnë se kanë dështuar dhe kjo mund t’i dëmtojë edhe fëmijët, pasi ndjenja e dështimit filtron nga prindi tek fëmija.

“Sikur ndonjë prej djemve të mi të ishte një vajzë, do të isha shumë e kënaqur, njëlloj siç jam e kënaqur që ata janë djem. Kam qarë me lot gëzimi në javën time të 20 të shtatzënisë kur pashë në eko të voglin tim sesi më gjuante. Isha shumë e kënaqur që Ruadan do të kishte një vëlla e sidomos që do të kishin vetëm dy vite diferencë.

Megjithatë kur ke fëmijë vetëm të një gjinie seksuale, është shumë e vështirë të bindësh njerëzit se je e lumtur për këtë.”

Lexoni edhe: Djemtë që rriten me nënat që punojnë, bëjnë dy herë më shumë punë shtëpie






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X