Po, është e mundur që të keni një jetë të mirë seksuale pas lindjes së fëmijëve – ja se si

0 0

Ne të gjithë e dimë se të qenit nënë sjell shumë gëzime, por jeta seksuale e mirë nuk është një prej tyre. Ndërsa prindërimi me partner mund të jetë përvoja më e bukur e lidhjes, ai gjithashtu mund të jetë një terren ku ka pakënaqësi, shkëputje romantike dhe seks të pakënaqshëm.

Por nuk keni humbur gjithçka nëse keni vendosur të keni një jetë me fëmijë. Si një nënë e dy fëmijëve, unë dëshmoj për faktin se prindërimi mund të përmirësojë me të vërtetë jetën tuaj seksuale; dhe, edhe pse nuk jam një eksperte e marrëdhënieve seksuale, e di se nuk jam e vetmja që mendoj kështu. Por ja ku qëndron çështja: ju duhet t’i kushtoni vëmendje. Seksi i mirë nuk vjen vetë.

Një jetë seksuale me të vërtetë e kënaqshme pas lindjes së  fëmijëve kërkon edukim, komunikim, përkushtim dhe besim. Ajo kërkon që ju të zhvendosni qëndrimin tuaj nga konsiderimi i seksit si punë e përditshme në diçka që ju jep kënaqësi dhe që keni privilegjin ta bëni me partnerin që e doni.

Dhe unë jam këtu për t’ju treguar se si.

Këtu janë gjashtë elementë që ju japin një jetë të mirë seksuale pas lindjes së fëmijëve.

1.Koha

Një jetë e mirë seksuale kërkon kohë. Unë e di atë që po mendoni: tashmë ka shumë detyra në listën tuaj. Por ju jeni po aq e rëndësishme sa çdo gjë tjetër, dhe ju duhet t’u jepni disa gjërave përparësi. Ndoshta ju duhet të vendosni fëmijën në shtrat 30 minuta më herët, ose të shkëmbeni kujdestarinë e fëmijëve tuaj me kunatën apo me një shoqe, për të gjetur kohën. Pra ju duhet të gjeni kohën për t’u përqëndruar tek vetja si një grua dhe si një dashnore.

2.Gjumi

Ju duhet të flini që të ndiheni si një njeri dhe duhet të ndiheni si një njeri që ka nevojë për të rindezur jetën seksuale. Një studim i vitit 2015 zbuloi se duke fjetur një orë më shumë gjumë në natë, gratë kishin 14% më shumë gjasa të angazhoheshin në një aktivitet seksual të nesërmen. Pra, bëni gjithçka që ju duhet për të bërë pak më shumë gjumë; ose premtojini vetes një orar më te hershëm të gjumit në javë dhe shikoni ndryshimin që do të bëjë në jetën tuaj seksuale.

3.Kërkoni ndihmë

Ndërmjet rritjes së fëmijëve, larjes së rrobave, të enëve, gatimit etj., përgjegjësitë shtëpiake mund të vënë një barrë në marrëdhënien tuaj. Në fund të fundit, ato ofrojnë një terren të përsosur të pakënaqësive dhe, le ta pranojmë, pakënaqësia është e kundërta e tërheqjes seksuale. Pra, kërkoni ndihmë. Po, nga partneri juaj (hulumtimet tregojnë se ndarja e përgjegjësive shtëpiake rrit marrëdhëniet e seksit në një çift), por edhe nga të tjerë njerëz. Kontaktoni nënën tuaj ose mikeshat tuaja më të mira dhe kërkojuni ndihmë.

4.Qëndrimi

Kur doni një jetë seksuale të lumtur dhe të shëndetshme, keni nevojë për përqëndrimin e duhur. Pra mos e trajtoni seksin dhe intimitetin si një punë të përditshme, por, me entuziazëm të pëlqeni pozitivitetin e seksit. Së pari, bëjeni seksin një prioritet, që do të thotë shmangni shikimin e një filmi apo të një spektakli për të pasur një natë romantike me njeriun tuaj të zemrës. Ju duhet të bëni disa planifikime dhe të vendosni seksin në kalendarin tuaj. Planifikimi i intimitetit nuk na bën të marrim kënaqësinë e dëshiruar, por në vend të kësaj ndërton ritmin që na nevojitet për të bërë dashuri spontane.

Por, gjithashtu, ju duhet fleksibiliteti për të pasur një marrëdhënie të mirë seksuale, sidomos me prindërimin. A është i sëmurë një nga fëmijët? Shtyjeni natën tuaj të veçantë deri nesër. Shko me rrjedhën e gjërave pak më shumë dhe mund të befasoheni se çfarë argëtimi mund të keni. Së fundi, mësohuni dhe përkushtohuni këtyre parimeve.

5.Lodra seksi

Lodrat e seksit nuk janë vetëm për t’i përdorur kur jeni single, ato mund të shtojnë argëtimin dhe eksitimin edhe kur përdoren me partnerin tuaj.

Një lodër seksi sjell risi në dhomën e gjumit, e cila mund t’ju frymëzojë që të eksploroni. Përtej efektit të tyre afrodiziak, lodrat seksuale mund t’ju japin stimulimin shtesë që ju nevojitet

6.Ndjenja e humorit

Prindërimi mund të sjellë frustrim të madh në jetën tuaj seksuale, dhe në shumë raste kur një çift bëhet prind për herë të parë vendos një pikëpyetje në marrëdhënie. Mos e lejoni. Trajtojeni kaosin e prindërimit me ndjenjat e humorit. Ndajini me bashkëshortin përvojat tuaja dhe qeshni me to. Është diçka që ju lidh me njëri-tjetrin, dhe jo t’ju ndajë.

Nëna, e di që jeni të lodhura dhe e di që seksi është shpesh gjëja e fundit në mendjen tuaj. Por unë premtoj, në qoftë se ju bëni pak përpjekje dhe përkushtim për jetën tuaj seksuale, ajo do t’ju kthehet dhjetëfish. Nëse bëni seks më të mirë, marrëdhënia juaj përmirësohet dhe partneri juaj transformohet, edhe një herë, në të dashurin tuaj.

Lexo edhe: Marredheniet seksuale pas lindjes dhe veshtiresite

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X