“Pjesa më e keqe e të pasurit PCOS (Sindromi Ovariane policistik), është se nuk e di nëse një ditë do të kem fëmijë”

0 0

Shumica e njerëzve mendojnë se do të kenë fëmijë në një moment të jetës së tyre. “Unë mendoja se do të kisha fëmijë një ditë, por të them të drejtën as që e kisha vrarë mendjen për këtë. Në mendjen time, do të kisha qenë e lumtur pavarësisht faktit nëse do të kisha ose jo fëmijë. Pastaj unë u diagnostikova  me PCOS, një çrregullim hormonal që më vonë kuptova se do të ma bënte shumë të vështirë që të mbetesha shtatzënë”.

Sindromi ovarian policistik (ose PCOS) në të vërtetë është i zakonshëm, duke prekur 10% të grave që kanë moshën për të lindur fëmijë. Simptomat përfshijnë qime të tepërta në fytyrë dhe trup, vështirësi në humbjen e peshës, perioda të parregullta apo mungesë të tyre, dhe puçrra në fytyrë. Shumica e grave me këtë çrregullim endokrinor nuk ovulojnë rregullisht. Ato kanë shpesh ciste në vezoret e tyre, nivele më të larta të hormoneve mashkullore dhe rezistencë ndaj insulinës.

Por për shkak se simptomat janë të paqarta dhe jo të gjitha gratë kanë të gjitha shenja, shumë prej tyre nuk e dinë se kanë këtë çrregullim derisa çështjet e lindshmërisë i sjellin tek një mjek i cili di mjaftueshëm për PCOS, për të bërë testet e duhura dhe për ta diagnostikuar siç duhet.

Një diagnozë e habitshme e PCOS

Si e kuptova? Shtatë vjet më parë, isha 22 vjeç. Po përjetoja një marrëdhënie abuzive dhe që kisha stresin e shkollës, kur kuptova papritur se kisha filluar të fitoja shpejt peshë. Unë kam qenë normalisht e dobët dhe zakoni im i të ngrënit thuajse nuk ka ndryshuar fare, por as që më shkonte në mendje diçka serioze derisa kuptova sa të parregullta i kisha periodat. Cikli im kishte qenë gjithmonë i parregullt, kështu që unë mendova se do të më vinte, por edhe disa muaj më vonë nuk më erdhën.

Nëna ime ia vendosi fajin të gjitha ndryshimeve të papritura në jetën time, por gjithsesi vendosëm të shkonim tek një gjinekolog. Çuditërisht, mjeku im e kuptoi menjëherë se çfarë ishte, dhe disa teste të gjakut, ultratingujt dhe testet e sheqerit në gjak, të gjitha zbuluan se po, unë me të vërtetë kisha PCOS. Me sa duket, unë gjithmonë e kisha pasur – si adoleshente, më kujtohet se shpërtheja më shpesh sesa shokët e mi emocionalisht. Por me stresin që po kaloja gjatë kësaj kohe, simptomat u zhvilluan.

“Pra … si ta kurojmë këtë?” “Më kujtohet kur i bëja mjekut këtë pyetje, dhe ai sigurisht që e kishte gati përgjigjen, ndërsa unë kurrë nuk kisha dëgjuar për këtë çrregullim, por isha e sigurt se mund të rregullohej”. “Për fat të keq, ne nuk mund ta kurojmë atë,” tha gjinekologu im. “Gjithçka që mund të bëjmë është kontrollimi i simptomave. Unë do t’ju rekomandoj të bëni vizita që do të ndihmojnë në kontrollin e hormoneve dhe sheqerit në gjak “.

Të jem e sinqertë, kjo mua m’u duk si kurë në atë kohë,  dhe mendova se rregullimi i hormoneve të mia përmes pilulave të kontrollit të lindjes do të bënte që periodat e mia të vinin të rregullta. Për një vit, mora pilula, duke pritur që testet e mia të gjakut të tregonin se tani kisha nivele të rregullta të hormoneve dhe të zbrisja në peshë. Unë madje fillova të shkoj tek një mjek për të marrë më shumë dieta të shëndetshme, pasi PCOS mund të ndikohet nga ushqimi që gruaja ha. Por asgjë nuk ndryshoi.

“Unë nuk e di nëse do të keni mundësi të keni fëmijë”

Krijova një marrëdhënie të re me dike, me të cilin mund të shihja një të ardhme. Edhe pse ai më donte mua pavarësisht nga PCOS im, pasiguritë që kisha për veten dhe trupi im filluan të ndikonin në marrëdhënien tonë. E lashë kurën që më kishin dhënë dhe shpresoja që përfundimisht, periodat e mia do të vinin. Por nuk ndodhi dhe shkova përsëri tek zyra e gjinekologut, ku dëgjova të më thoshte disa fjalë të tmerrshme: “Nuk e di nëse do të jesh në gjendje të kesh fëmijë”.

“Në atë moment, ndieva sikur bota u rrëzua rreth meje. Ishte e çuditshme, sepse edhe pse më pëlqente të luaja me foshnjat, nuk kisha ndier kurrë atë nevojë për të pasur një foshnjë timen. Por tani që isha në një marrëdhënie me dikë që shpresoja të ndërtoja një të ardhme, kuptova se doja një fëmijë që të ishte një kombinim i të dyve ne – ndoshta sytë e tij të kaltër dhe buzëqeshjen time.

Gjithashtu, motra ime e vogël është e gjithë bota ime, dhe instinkti protektiv dhe dashuria që kam për të, më bën një person më të mirë. Unë as që mendoj për veten time kur ajo nuk është mirë,  por përfundimisht, ajo do të rritet dhe do të krijojë familjen e saj. Papritur e kuptova se dëshiroja edhe unë një fëmijë.

Javët e ardhshme ishin një turbullim absolut. Situata u shndërrua nga dëshira për të më ardhur periodat, në të qarat e mia në shtrat, duke menduar se çdo gjë ishte e pashpresë”.

Përballja dhe shpresa

Ballafaqimi me këtë mund të nënkuptojë të qara të vazhdueshme, “zhytje” në depresion, ose të përjetoni mohimin dhe zemërimin i cili natyrisht do t’u bëjë që të kërkoni një zgjidhje derisa të pranoni situatën tuaj. Mund të provoni të bëni një fëmijë me dhurimin e vezëve ose Fertilizimin In Vitr . Unë e kam përjetuar këtë, por edhe e kam përballuar duke qenë e  vendosur dhe duke zhvilluar takime me gjinekologë. Doja që periodat e mia të ktheheshin, që do të thoshte për mua se mund isha duke ovuluar.

Simptomat e mia të PCOS mund të ndikoheshin nga ato që haja, prandaj fillova një dietë kryesisht me bazë bimore me shumë vitaminë D dhe ushqime të pasura me omega-3.

Për fat të mirë, për mua, kjo mënyrë e të ushqyerit ka funksionuar dhe unë kam qenë në gjendje të kem rregullisht periodat e mia pas 18 muajsh përpjekje, gjë për të cilën them se ishte përgjegjëse dieta ime. Kam humbur gjithashtu peshë dhe kam pak puçrra në fytyre. Unë u përpoqa të mos mendoj për infertilitetin, edhe pse vazhdimisht po më bezdiste. Kisha akoma ndjesi se kisha dështuar, kalova shumë netë pa gjumë, truri më ishte lodhur dhe isha e shqetësuar… por në fund, këto simptoma u pakësuan.

Kanë kaluar rreth katër vite që kur periodat e mia u bënë të rregullta, dhe mjeku im nuk mendon më se do të kem probleme të mbetem shtatzënë kur të jem gati ta bëj këtë. Megjithëse nuk jam më me partnerin tim, kam kuptuar se një familje është diçka që unë patjetër dua të kem një ditë. Unë shpresoj se do të jem në gjendje për të arritur këtë. Gjithashtu kam kuptuar fjalën e urtë popullore: Ti nuk ia di kurrë vlerën diçkaje deri kur e humbet ose derisa jeton me frikën se nuk do ta kesh.

Lexo edhe:Si të ngelesh shtatzënë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X