Pijet e ëmbla = fëmijë obezë

0 0

Ekziston një lidhje e ngushtë midis fillimit të mbipeshës, obezitetit dhe konsumit të pijeve me sheqer, veçanërisht në fëmijëri. Janë bërë disa studime në të kaluarën që tregonin se pijet me sheqer rrisin rrezikun e obezitetit dhe mbipeshës. Kohët e fundit është kryer një analizë e 30 studimeve, të cilat theksonin rrezikun e obezitetit për të rinjtë. Rezultatet e hulumtimit u botuan më pas në revistën e Shoqatës Evropiane për Studimin e Mbipeshës. Në veçanti, 20 nga 30 studime vërtetuan lidhjen mes pijeve të ëmbla dhe obezitetit tek fëmijët, ndërsa 10 prej tyre merrnin në konsideratë vetëm të rriturit. Në studim morën pjesë disa qendra kërkimore evropiane, duke përfshirë Institutin Special të Kardiologjisë Parandaluese dhe të Ushqyerit në Salzburg, spitalet universitare në Gjenevë dhe Universitetin e Navarrës.

Studimi në mbi 250,000 qytetarë të vegjël e të mëdhenj

Pjesëmarrësit në eksperiment erdhën nga vende të ndryshme të botës: 33% nga Evropa, 23% nga SHBA, 17% nga Amerika Qendrore dhe Jugore, 7% nga Australia dhe 10% nga Afrika e Jugut, Irani, Tajlanda dhe Japonia. I gjithë studimi tregoi një lidhje pozitive mes fillimit të mbipeshës, obezitetit dhe konsumit të pijeve me sheqer.

Ne kemi nevojë për një politikë parandaluese

Me arritjen e këtyre rezultateve, studiuesit janë të bindur se politikat e shëndetit publik duhet të synojnë të ulin konsumin e pijeve të ëmbla dhe të gazuara dhe të mbështesin alternativat më të shëndetshme si uji.

Në vendin tonë, megjithatë, mungon një politikë e mirëfilltë për të parandaluar obezitetin dhe mbipeshën tek fëmijët, qoftë përmes ndalimit të konsumit të pijeve apo të produkteve të tjera ushqimore.

Kaloritë bosh

Të gjitha pijet e gazuara, lëngjet e frutave, çaji i zier dhe çaji i ëmbël bimor (të cilit i është shtuar sheqer) jo vetëm që nuk e shuajnë etjen, por japin shumë kalori të definuara si “boshe”, pasi janë te padobishme, sepse kontributi i elementeve ushqyese të dobishme për shëndetin është I pavlefshëm.

Lexo edhe: Mosha me e rrezikshme per obezitetin e femijeve

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X