Petulla te fshira

0 0

Petullat e fshira janë ndër gatimet më speciale të kuzhinës tradicionale shqiptare, ku në përgatitjen e tyre spikat zona e qarkut të Korçës.
Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës dhe aq të shijshme sa për të lëpirë gishtat, sot “Petullat e Fshira” janë shndërruar në një nga gatimet më të kërkuara në restorantet tradicionale shqiptarë. Të lehta për t’u përgatitur dhe fantastike për t’u servirur për familjen në mëngjes apo si shoqëruese të supave dhe gjellëve të ndryshme në vaktin e drekës.

Përbërësit:

  • 0.5 kg miell;
  • 1 gotë me qumësht;
  • 1 vezë;
  • Pak kripë;
  • 100 gr gjalpë;
  • 1 kokërr hudhër;
  • ½ litër ujë;
  • Djathë të grirë

Përgatitja

  1. Në 0.5 kg miell hidhet 1 gotë me qumësht dhe 1 kokërr vezë, të cilat përzihen me pak kripë e ujë, dhe përgatitet një brumë shumë i rrjedhshëm.
  2. Në tiganin e vendosur në zjarr, pasi ai është nxehur dhe lyer me vaj me një beze të pastër, hidhet me garuzhde një sasi brumi duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tiganit.
  3. Tigani rrotullohet në të gjitha anët dhe masa lihet të piqet.
  4. Në momentin kur petulla shkëputet lehtë nga tigani kthehet nga ana tjetër. Kështu veprohet me të gjithë brumin e përgatitur.
  5. Në një tigan skuqet 100 gr gjalpë së bashku me një kokërr hudhër të prerë në copa shumë të vogla.
  6. Hidhet pak kripë dhe gjysmë litër ujë. Pasi të ziejë pak uji, hiqet tigani nga zjarri dhe në të futen petullat një e nga një duke i lagur plotësisht.
  7. Petullat e lagura vendosen njëra mbi tjetrën të ndara me djathë të grirë.

Lexoni dhe: Rizoto me midhje dhe shparguj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X