Pesha e bebes dhe ndikimi i ndotjes se mjedisit

0 0

Ndotja e ajrit ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës qysh në barkun e nënës. Sipas Marie Pedersen, eksperte ne fushën e mjekësisë ambientale dhe shëndetit në Universitetin e Kopenhagen, ndotja e mjedisit shkakton lindjen e bebeve me peshë të vogël si edhe me një kafkë me përmasa më të vogla se normalja. Këtë e konfirmon edhe Mannucicio Mannucci, shef i sektorit të shkencave në spitalin e Milanos.

Fëmijët janë tepër të rrezikuar

Sipas  ekspertëve, fatkeqësisht ndikimet nuk marrin fund në shtatzani. Ata theksojnë se ndotja e ajrit sjell pasoja negative edhe në zhvillimin neurologjik të fëmijës, kjo si pasojë e veprimit të mekanizmave që shkaktojnë inflamacion dhe stres oksidativ (nje forme stresi e shkaktuar nga prishja e ekuilibrit fiziologjik qe shoqerohet me eleminimin e sistemit mbrojtes qe vepron kunder oksidanteve) në trurin e fëmijës, i cili duke qënë se nuk është zhvilluar ende në mënyrën e duhur, është më i pambrojtur.

Si të mbrojmë fëmijët nga ky fenomen?

Ju nuk duhet t’i lejoni fëmijët të luajnë në natyrë nëse ajo zonë konsiderohet me trafik të rënduar. Duhet të preferoni vendet e pasura me gjelbërim si edhe parqet e qytetit larg zonave të rrezikshme. Nëse fëmija është i vogël (bebe) përdorni më tepër marsupin në vend të karrocës duke qënë se fëmija në të kundërt do të marrë plotësisht ajrin e nxjerrë nga tubat e makinave, kjo pasi karroca do të jetë pak a shumë në të njëjtin nivel lartësie me to. Nëse jeni në makinë mbani xhamat mbyllur përsa kohë jeni në mes të trafikut.

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X