Pesha dhe metabolizmi, zbulo atë që duhet të dish për të patur linja të mira

0 0

Nëse dieta dhe dobësimi nuk ecin paralel me njëra tjetrën, mund të jetë çështje metabolizmi. Ja si funksionon:

Metabolizmi është një bashkësi procesesh biokimike që ndodhin brenda në organizëm. Një aktivitet mjaft kompleks për të cilin nuk kemi informacion të gjithë. Kërkojmë të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë dhe cilat janë komplikacionet në fizik.

Jemi pranë festave te Krishtlindjes dhe tashmë ndiejmë aromën e shumë ushqimeve që do jenë në tryezën tonë. Por kujdes sepse ndjenja e fajit për pjatat veçanërisht të pasura është pas cepit dhe fjala dietë me shumë mundësi do të jetë një mendim fiks për muajt në vijim. Megjithatë, pavarësisht sforcimeve, jo vetëm nuk do arrijmë të dobësohemi, por peshorja do të mohojë çfarëdo kënaqësi të vogël. Mbase një pyetje rreth asaj pse nuk arrijmë të rikthemi në formë duhet ta bëjmë edhe pse zgjidhja mund të jetë metabolizmi ynë.

Njohja- Të njohim metabolizmin tonë është thelbësore para se të nisim çfarëdolloj diete. Në fakt, është e qartë nëse metabolizmi është i ngadaltë, kjo gjë mund të kompromentojë rezultatet e sakrificave tona dhe të ulë ndjeshëm shpresat për të humbur shpresë.

Të kuptojmë si funksionon metabolizmi ynë, të tregojmë nëse është i shpejtë apo i ngadaltë dhe shërben për ta vlerësuar në një mënyrë të vetëdijshme cilat strategji duhet të ndjekim.

Kur gjithçka funksionon- Metabolizmi është një bashkësi reaksionesh kimike dhe shpejtësia me të cilën trupi ynë djeg kaloritë për të plotësuar nevojat vitale duke transformuar në këtë mënyrë kaloritë në vlera ushqyese dhe energji.

Një metabolizëm që funksionon mirë është thelbësor për shëndetin tonë dhe për të mbajtur një peshë truprore në formë. Përpara se të marrim në konsideratë çfarëdo diete, është e rëndësishme të kuptojmë fillimisht se çfarë metabolizmi kemi dhe të ndërtojmë në këtë formë një program ushqimi që na përshtatet, përveç dhe aktivitetit fizik. Duhet mbajtur parasysh, që tipologjitë e metabolizmit janë dy: metabolizmi bazë, pra sasia e energjisë që shërben për të mbajtur funksionet jetësore, e që përfaqëson në total 70% të metabolizmit në organizëm.

Nëse metabolizmi është i shpejtë: Është ajo që të gjithë duam të kemi. Kush gëzon një metabolizëm të shpejtë mund të shëndoshet më pak se ata që kanë një metabolizëm të ngadaltë dhe në përgjithësi nuk vuan nga presioni i ulët dhe nuk ka probleme të tretjes.

Sugjerime– Përmirësimi i tonit muskular është një zgjidhje e shkëlqyer për të djegur kalori. Duke praktikuar një aktivitet fizik metabolizmi ynë rritet në mënyrë të dukshme dhe mbetet i lartë për disa orë deri në mbarim të stërvitjes, deri në 12 orë nëse është veçanërisht intensiv.

Lexo më shumë: 8 pije të shëndetshme mëngjesore që vënë në lëvizje metabolizmin tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X