Ne jemi të rrethuar nga kimikate në ushqime dhe pije, produkte pastrimi, sende shtëpiake dhe orendi. Ja se si të zvogëlojmë ndotjen prej tyre:
Ajrosja
Produktet e pastrimit, gatimi, qirinjtë dhe materialet e ndërtimit kontribuojnë në ndotjen brenda shtëpive tona. Rekomandohet zgjedhja e produkteve të pastrimit pa aromë dhe përdorimi i produkteve të ngurta ose të lëngëta kur është e mundur, në vend të sprajeve (të cilët janë në gjendje të gaztë). Gjithashtu, këshillohet hapja e dritareve, sidomos kur gatuani ose bëni dush dhe shmangni përdorimin e qirinjve në ambiente të vogla. Ndërsa kur jeni të vëtëdijshëm se ajri jashtë shtëpisë është shumë i ndotur, mbajini dritaret mbyllur.
Reduktoni përdorimin e plastikës
Kimikati sintetik Bisfenol A (BPA) gjendet në shumë produkte plastike dhe mund të gëlltitet ose absorbohet përmes kontaktit të lëkurës, potencialisht duke dëmtuar sistemin endokrinë.
95% e të rriturve mendohet të kenë gjurmë të BPA në trupin e tyre përmes ekspozimit të vazhdueshëm. Tamara Galloway, një profesore e ekotoksikologjisë në Universitetin e Exeter, thotë se shmangia e ushqimeve të përpunuara dhe të paketuara mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj këtij kimikati. Gjithashtu, në mesin e rekomandimeve të saj janë edhe ushqyerja me gji ose blerja e formulës së foshnjave me një etiketë pa BPA.
Bëni produktet tuaja të pastrimit
Sapuni, soda e bukës dhe pak uthull janë gjithçka që ju duhen për të bërë spraj (detergjent) pastrimi për mobiliet e shtëpisë. Mbushni një shishe me ujë të nxehtë, shtoni një filxhan uthull e pak sodë.
Kujdes pluhurin dhe mykun
Një studim amerikan i vitit 2016 identifikoi 45 kimikate toksike në pluhurin e brendshëm, duke përfshirë ftalatet, retardantët e flakës dhe fenolet. Hapat e thjeshtë për të zvogëluar ekspozimin ndaj tyre përfshijnë larjen e duarve me sapun dhe ujë të pastër, duke e mbajtur pluhurin e shtëpisë në minimum. Lagështia dhe myku gjithashtu mund të ndikojnë në sistemin tuaj imunitar, si dhe të rrisin mundësinë e problemeve të frymëmarrjes. Parandalimi i ngritjes së kondensimit është i rëndësishëm.
Mendohuni mirë para se të zgjidhni bojën
Muret e lyera mund të vazhdojnë të ndotin ambientin shumë kohë pasi ato janë të thata. Konsultohuni me profesionistë para se të zgjidhni bojën e duhur.
Lexo edhe: Pastrimi i shtepise ne pranvere
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu