Pesë gjërat që duhet të ndaloni së thëni fëmijëve

Mireqenia psikologjike e femijeve eshte po aq e rendesishme sa ajo fizike. Per kete arsye si prinder duhet te tregojme shume kujdes me frazat qe perdorim me ta. Ja cfare duhet te ndalojme se theni ne situata te caktuara:




0 0

Si prindër, ne përpiqemi maksimalisht të rrisim fëmijë të shëndetshëm fiziksht. I kushtojmë shumë rëndësi ushqyerjes, lojërave, stërvitjes etj. Por, po kaq i rëndësishëm është shëndeti psikologjik e mendor i fëmjëve. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë të shprehin veten dhe këtu luan rol shumë të rëndësishëm çfarë i themi dhe çfarë nuk duhet t’u themi fëmijëve.

5 gjërat që duhet të ndaloni së thëni fëmijëve:

  1. Nuk është ndonjë problem i madh. Ju mund të përpiqeni ta lehtësoni problemin e fëmijës suaj, por në të vërtetë ju po minimizoni emocionet e tyre. Në vend të kësaj, përpiquni t’i mësoni fëmijët si të përballojnë atë që i shqetëson.
  1. Mjaft qave. Shumë të rritur ndihen në siklet nëse të tjerët i shikojnë duke qarë, pikërisht sepse janë mësuar në këtë mënyrë kur kanë qenë të vegjël. Por, në të kundërt e qara është një mënyrë për të shprehur emocionet.
  1. Je fëmija më i mirë në të gjithë botën. Çdo fëmijë është i veçantë, por nuk duhet ta bëni të mendojë se është superior ndaj të tjerëve.
  1. Çdo gjë do të jetë mirë. Në vend të kësaj, më mirë përpiquni t’i mësoni fëmijët si të sillen nëse ndodh diçka jo fort e mirë, sepse ju nuk mund të siguroni se gjithçka do të shkojë mirë.
  2. Qetësohu. Askush nuk është qetësuar ndonjëherë vetëm se i kanë thënë të qetësohet. Mjafton të jeni pranë fëmijëve nëse kanë nevojë, derisa ata vetë të qetësohen.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X