Pese arsye se perse eshte normale te mos i beni menjehere banjo te porsalindurit

0 0

Banjoja e parë e të porsalindurit bëhet menjëherë pas lindjes në spitalin ku ka ndodhur lindja, nga personeli mjekësor për ta pastruar atë nga placenta si edhe sekrecionet me të cilat është mbuluar. Banjoja e radhës do të kryhet nga prindërit në momentin që do të kthehen në shtëpi. Në disa raste nëna nuk është në gjendje ta bëjë këtë menjëherë pas kthimit në shtëpi, dhe në këtë rast ajo nuk duhet të shqetësohet, kjo pasi ekzistojnë 5 arsye të cilat do ta bëjnë atë të kuptojë se është diçka normale.

  • I porsalinduri është i “veshur” nga verniksi. Kjo është një shtresë e cila do të luajë rolin e barrierës mbrojtëse, e cila nuk largohet plotësisht pas banjos së kryer në spital dhe në këtë rast do të ishte mirë të përthithej nga lëkura.
  • Ka mënyra të tjera për të pastruar të porsalindurin. Ju mund të pastroni pjesët e ndryshme të trupit të fëmijës me anën e një garze sterile dhe ujit të vakët.
  • Të porsalindurit nuk e pëlqejnë ndjesinë e të qënit pa rroba. Ai do të ndihet keq kur ta zhvishni pasi nuk do të ndiejë më ngrohtësinë e veshjeve. Pra edhe mund ta shtyni disa ditë kryerjen e banjos.
  • Kërthiza nuk ka rënë ende. Edhe pse gjatë banjos mund të mbrohet duke treguar kujdes, nëse nuk do të futet në ujë ajo do të qëndrojë edhe më e thatë, gjë e cila do të ndihmojë në shërimin e saj.
  • Kujdes nëse temperaturat janë të ulëta! Edhe pse temperatura e ambientit mund të jetë normale, do të ishte mirë që banjoja të evitohej gjatë ditëve tepër të ftohta. Të porsalindurit duhet të qëndrojnë sa më shumë të vende të ngrohta, kjo pasi ata nuk janë në gjendje të ruajnë temperaturën trupore.

Lexoni edhe: Te ndahesh nga i porsalinduri pas lindjes, nje traume per nenen dhe femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X