Pertej pro apo kunder abortit

0 0

NGA MARSIDA SIMO PERNENAT

Eshtë folur aq shumë për abortin sa duket sikur të gjithë dinë gjithçka mbi të. Nëse pyesni një pjesë të mirë të njerëzve do e përmbledhin si një akt i shëmtuar, si vrasje, si një padrejtësi që mund t’i bëhet një qënie që është destinuar të vijë në jetë. Nëse pyesni fetarët do ju thonë që aborti kategorikisht është i ndaluar sepse vetëm Zoti merr dhe jep jetë. Ka dhe një grup njerëzish që janë pro këtij veprimi si një mënyrë që i jep gruas lirinë për të vendosur mbi trupin e saj. Madje këta të fundit nuk e konsiderojnë vrasje pasi ajo çfarë është ngjizur nuk është qenie njerëzore por thjesht një embrion. Pastaj është dhe grupi i mjekëve specialist të cilët gjykojnë sipas rastit të gjendjes shëndetsore të nënës.

Po cili grup ka të drejtë dhe cili gabim?
Që t’i japësh përgjigje të saktë ku të gjithë të binden duhet të kesh së pari shpirt fetar, të jesh mjek specialist si dhe të jesh i ftohtë në gjykimin tënd. Duke qenë se të gjithë këto elemente nuk bashkohen në një individ të vetëm, nuk japim dot një përgjigje përfundimtare. Por ajo që mund të themi me siguri është që shoqëria jonë e konsideron të shenjtë familjen dhe janë të lidhur ngushtë me fëmijët. Në pamje të parë duket shumë pozitive por brenda thirrjeve për pro jetës gjendet e fshehur ndonjëherë hipokrizia.
Për të kuptuar këtë gjë kujtoni dikur familjet kryesisht rurale ishin me shumë fëmijë. Qeveria e asaj kohe propagandonte se kishim nevojë për shtim të popullsisë dhe lindjet duhet të ishin në rritje. Nënat zakonisht kishin fëmijë, madje me pak vite diferencë nga njëri tjetri sepse kështu donte partia, sepse duheshin për forcë krahu, sepse duheshin për trashëgimi. Kishte familje ku gratë që kishin disa vajza tentonin disa herë për shtatëzani deri kur të lindnin djem. Si familje me tendencë patriarkale, djemtë shiheshin si trashëgimtarë të vetëm si dhe personat që do kujdeseshin për prindërit gjatë pleqërimit të tyre. Shpesh dëgjoheshin raste për baballarë që zemëroheshin dhe nuk shkonin as në maternitet kur merrnin vesh që u bënë me vajzë.
Po sot a ndodh kjo?
Edhe kur familja shqiptare po zvogelohej nga anëtarët e saj sërisht vijonte mentaliteti i lindjes i së paku mbi dy fëmijë. Po ashtu teknologjia bëri të mundur që fëmija të shihej që në hapat e parë të krijimit. Madje gjinia e fëmijës të shihej në muajin e tretë të shtatëzanisë. Por kjo gjë u pasua me abortin selektiv. Jeta e një fëmije vajzë nuk peshonte aq sa të një djali. Kjo na jep një pasqyrim të kundërt të realitetit që na shitet në dritë të diellit. Shoqëri që është kundër abortit por nëse marrin vesh që presin vajzë s’e kanë problem të bëhet selektim. Edhe pse tendencë në ulje nuk përjashtohet që është fenomen ekzistues sigurisht jo vetëm në `Shqipëri por kryesisht edhe në pjesën jugore të Europës si Mali i Zi apo Maqedonia. Aborti selektiv nuk është i vetmi fenomen shqëtesues. Edhe lindja e fëmijëve pa planifikim familjar nënnkupton mos informim për të drejtën e zgjedhjes për të patur fëmijë apo sa fëmijë. E drejtë e burrit por edhe e gruas për të vendosur. Megjithatë problem nuk është vetëm aborti sepse fëmija “vritet” edhe kur rritet pa kushtet bazë. Fëmijët “vriten” çdo ditë rrugëve duke lypur, duke i çuar në befotrof (shtepia e femijes) apo duke i mësuar të vjedhin. Fëmijët “vriten” edhe nga prindërit e pasur që nuk kanë kohë të qëndrojnë me ta apo kur nuk dimë t’i japin edukimin dhe dashurinë e duhur.
Të gjithë këto shembuj më lart a nuk tregojë një formë hipokrizie që gjendet midis nesh?!
Ndaj lind pyetja nëse aborti dënohet vërtet nga shoqëria jonë apo ngelet thjesht një fenomen për të gjykuar të tjerët?! Sepse mund të jesh kundër abortit por ke dëshruar si prind!
Sërish nuk mund t’i japim përgjigje përfundimtare nëse aborti duhet të jetë apo jo legal, por duhet t’i përgjigjemi pyetjeve:
A u lind ky fëmijë si pasardhës në kompromis të dy palëve që kur të rritët të jetë një individ i pavarur apo si shkak i përdhunimit, mentalitetit, varfërisë, dhunës apo dëshirave absurde të momentit?

*SOCIOLOGE

Lexoni dhe: Si ndikon aborti ne shtatzanine e radhes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X